Olli i demokratëve: Të minimizohen taksat në 30%, këto janë tarifa të çmendura

Publikuar tek: politike, më 11:58 23-02-2016 Olli i demokratëve: Të minimizohen taksat në 30%, këto janë tarifa të çmendura

Leonard Olli, kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, ka paraqitur kërkesën që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak për minimizimin deri në 30% të taksave.

Olli e cilësoi buxhetin e bashkisë si “tërësisht abuziv”.

“Sot duke patur parasysh edhe ndjeshmërinë që ka shkaktuar te biznesi buxheti dhe paketa e re fiskale që detyrojnë 25 mijë biznese të mbyllen, ne përsëritëm kërkesën tonë, e fokusuar në minimizimin e taksave në 30 përqind si taksa e tabelës, infrastrukturës arsimore...

Nga ana tjetër duke patur parasysh tarifat e çmendura ne kemi kërkuar kthimin e tyre në nivelin e mëparshëm, janë kërkesa që duhet të gjejnë mbështetje te të gjithë këshilltarët pavarësisht ngjyrimeve politike”, tha Olli ndërsa shtoi se shpresonte që kjo kërkesë këtë herë të merrej parasysh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i vendosur, letër Kuvendit." Të kalojnë aktet nënligjore të enjten. Rama i hap rrugën rikthimit të Prengës''
Ministrja shqiptare: “Inkurajoj sidomos femrat, se meshkujt e kanë vetë parasysh” »
Article Logic
Execution time: 0.02552604675293
array(1) { ["section"]=> string(81) "olli-i-demokrateve-te-minimizohen-taksat-ne-30-keto-jane-tarifa-te-cmendura-33314" }