Olli i zbulon biletën Veliajt, ja pas sa ditësh kthehet kryebashkiaku në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 20:50 06-01-2016 Olli i zbulon biletën Veliajt, ja pas sa ditësh kthehet kryebashkiaku në Tiranë

Leonard Olli, kreu i këshilltarëve demokratë publikon biletën e udhëtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ikja e kryebashkiakut është për shkak të eventit të organizuar nga miliarderi George Soros me iniciativë të kryeministrit Ranil Wickremesinghe në Sri Lanka. Ky event do të zgjasë 2 ditë dhe pritet që Veliaj të jetë në Tiranë me datë 10. Olli akuzon Veliajn se nuk ka asnjë detyrim zyrtar mbi këtë udhëtim por vetëm zbavitje familjare dhe sipas tij, këto bileta e dëshmojnë qartë.

Sakaq, situata e motit pritet të përkeqësohet ndonëse nga ana e zyrtarëve të bashkisë flitet për një mobilizim dhe angazhim maksimal të punonjësve në terren.

“Të  drejtosh kryeqytetin nuk është zabavitje, por përgjegjshmëri, angazhim maksimal e mbi të gjitha përmbushje e zotimeve të bëra publikisht jo vetem ndaj qytetarëve që të besuan votën e tyre, por ndaj çdo qytetari. Një nocion që Erion Veliaj e ka dëshmuar me shumë zell në këto 6 muaj se nuk e kupton. Këto bileta e dëshmojne qartazi këtë fakt. Asnjë arsye për të braktisur detyrën në këto ditë përmbytjesh, asnjë detyrim zyrtar, por vetëm zbavitje familjare! Dhe në një rast të tillë, do të duhet të behet transparent burimi i shpenzimeve... Të tradhëtuar dhe të braktisur krejtesisht në mëshirë të motit, me sytë plot lutje drejtuar nga qielli, qindra familje presin shpëtimin nga Zoti, se kreret e Bashkisë dhe Qeverisë nuk i ndihmojnë dot, pasi janë të zënë e pushimet familjare! Nuk më turp!” shkruan Olli në reagimin e tij.

veliaj1.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Tirana nën ujë, Veliaj me pushime në Sri Lanka
Henri Çili: Ndaj Ramës ka zili masive intelektuale »
Article Logic
Execution time: 0.020643949508667
array(1) { ["section"]=> string(84) "olli-i-zbulon-bileten-veliajt-ja-pas-sa-ditesh-kthehet-kryebashkiaku-ne-tirane-29322" }