OLSI RAMA merr leksione për Drejtor Sportiv, 12 ditë për të marrë licencën

Publikuar tek: sport, më 13:05 04-12-2017 OLSI RAMA merr leksione për Drejtor Sportiv, 12 ditë për të marrë licencën

Sot, kanë nisur kurset për "Drejtor Sportiv".

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes uebsajtit zyrtar se pas regjistrimeve të kryera, drejtues aktualë klubesh dhe jo vetëm janë paraqitur në ambientet e FSHF-së ku janë njohur me rregulloren përkatëse. Ajo që bie në sy është prania e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. Ky kurs do të zgjasë deri në datën 16 dhjetor, pra një kohëzgjatje prej 12 ditësh. "FSHF nisi sot kursin e "Drejtorit Sportiv".

Në ambjentet e FSHF-së, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së edhe kursin e radhës për Drejtorët Sportivë, kurs që do të zgjasë deri në datë 16 dhjetor. Si fillim në këtë ditë të parë të kursit, rregullorja e tij u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e liçensimit të futbollistit, apo edhe liçensat ndërkombëtare.

Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s. Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për Drejtorët Sportivë që nisi sot në FSHF:

1.Administrimi i Burimeve Njerëzore

2.Principet e Komunikimit

3.Kriteret për Përzgjedhjen

4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin

5.Marketingu dhe e Drejta TV

6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave

7.Teknika e Tratativës

8.Analizat e një Ndeshje Futbolli

9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve

10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë

11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve

12.Administrimit i Ëebsitit

13.Organizimi i Sallës së Shtypit

14.Organizimi i Institucionit të Futbollit

15.Organizimi i Ligave", shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.newsport.al

Më shumë në këtë kategori: « E dini me sa para u shpërblye Romela Begaj pas medaljes së artë? E zbuloni këtu!
»
Article Logic
Execution time: 0.012589931488037
array(1) { ["section"]=> string(80) "olsi-rama-merr-leksione-per-drejtor-sportiv-12-dite-per-te-marre-licencen-101921" }