OLSI RAMA si kryeministri, harron Partizanin dhe injoron INTERIN: Ja dashuria ime

Publikuar tek: sport, më 23:16 24-02-2018 OLSI RAMA si kryeministri, harron Partizanin dhe injoron INTERIN: Ja dashuria ime

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ishte i pranishëm në studion e Zona Gol nëpërmjet nëj lidhje direkte.

Rama ka treguar për sportdashësit për skuadrën që ai ka bërë tifo që në fëmijëri e gjithashtu ka treguar se si erdhi momenti për të marrë një post drejtues te Partizani. "Dashuria ime e parë në futboll është Juventus përsa i përket futbollit jashtë Shqipërisë.

Juventusi është një shembull për mënyrën si administrohet një klub futbolli. Inteirn nuk e pash sot, por vetëm në kohën e Mourinhos ka ecur si klub. Sportin e kam patur pasion gjithmonë. Nuk kam patur talent se luaja basketboll, por nëse do luaja do isha bërë portier.

E kam ndjekur Partizanin këto 3-4 vite shumë nga afër dhe kam qenë pranë ekipit. Në momentin që u ndje nevoja të jepnim një drejtim tjetër, erdhi dhe takimi me Demin për të diskutuar për Partizanin. Jam në botën time dhe bëj atë që më pëlqen", u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02126407623291
array(1) { ["section"]=> string(86) "olsi-rama-si-kryeministri-harron-partizanin-dhe-injoron-interin-ja-dashuria-ime-111362" }