Olta Gixhari përfundon në polici, dëshmon për sherrin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:15 24-03-2016 Olta Gixhari përfundon në polici, dëshmon për sherrin

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është paraqitur sot pranë një rajoni të Policie në Tiranë, për të raportuar mbi ngjarjen dhe konfliktin e gazetarit të “ABC News” Eni Shehu dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Mund të themi se Olta gjendet mes dy zjarreve, pasi i duhet të dëshmojë çfarë ka parë në përplasjen fizike mes Shehut dhe Çulit, njëri miku i saj më i ngushtë, dhe tjetri, regjisori i shfaqjes ku ajo ishte protagoniste “Tri Motrat”, e njëkohësisht drejtori i TK-së.

Gazetari Shehu, depozitoi denoncimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku deklaroi se ishte dhunuar nga Çuli në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë Drejtori i këtij institucioni, u vetëmbrojt duke thënë se Shehu ka qenë i droguar në momentin e konfliktit.

Vetë gazetari e mohoi këtë fakt, duke u shprehur se është i gatshëm për të bërë testin e drogës. Se çfarë do të ketë dëshmuar Gixhari rreth asaj çfarë ka pare me sytë e saj. (Revista Story)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025449991226196
array(1) { ["section"]=> string(58) "olta-gixhari-perfundon-ne-polici-deshmon-per-sherrin-35940" }