Olta Gixhari: Unë po dal me biznesmen? Një thashethem i pavërtetë, jam single dhe s’kam nevojë për lekët e ndokujt

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:42 24-09-2016 Olta Gixhari: Unë po dal me biznesmen? Një thashethem i pavërtetë, jam single dhe s’kam nevojë për lekët e ndokujt

Olta Gixhari, aktorja shqipare, telefonoi në Newsbomb.al për të përgënjeshtruar lidhjen e saj me një biznesmen.

“Kjo nuk është fare e vërtetë. Në këtë kohë unë jam vetëm dhe nuk po dal me askënd. Eshtë e paimagjinueshme sesi mund të shpifet në një mënyrë të tillë. Duket se gjithçka bëhet për para ndërkohë të gjithë e dinë se unë jam e zonja e vetes dhe nuk kam nevojë për lekët e askujt. Ajo që më vjen keq, është se nuk mund të shkruhen e të thuhen të paverteta, që dëmtojnë imazhin tim. Unë nuk e di arsyen pse e kanë bërë gazetarët e ''Bluetooth'' një shkrim apo hamendësim të tillë, por e them me bindje se kjo nuk është e vërtëtë. Ju lutem, duhet ta përgënjeshtroni lajmin” shprehet aktorja.

“Unë kam aq guxim si vajzë që të tregoj vetë gjërat e jetës sime dhe të gjithë e kanë të qartë këtë” ,tha Gixhari për newsbomb.al.

‘’Bluetooth’’ kishte shkruar këtë mëngjes se aktorja ishte duke u shoqëruar me një biznesmen dhe kohët e fundit ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017445802688599
array(1) { ["section"]=> string(117) "olta-gixhari-une-po-dal-me-biznesmen-nje-thashethem-i-pavertete-jam-single-dhe-s-kam-nevoje-per-leket-e-ndokujt-53971" }