Olta Xhaçka “flakë për flakë” me Ramën: Kam vetëm një përgjigje për ju

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:10 26-10-2017 Olta Xhaçka “flakë për flakë” me Ramën: Kam vetëm një përgjigje për ju

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur menjëherë nënkryetarit të LSI, Luan Rama lidhur me sistemin e radarëve, duke i kërkuar interprelancë në kuvend.

REAGIMI I OLTA XHAÇKËS

I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta. Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social. Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale.

 

POSTIMI I LUAN RAMËS

Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!
Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029117107391357
array(1) { ["section"]=> string(73) "olta-xhacka-flake-per-flake-me-ramen-kam-vetem-nje-pergjigje-per-ju-97296" }