Olti Curri: Eurovizioni, qeveria të ndërhyjë, t’i heqë të drejtën RTSH-së

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:49 24-02-2015 Olti Curri: Eurovizioni, qeveria të ndërhyjë, t’i heqë të drejtën RTSH-së

Opinionisti Olti Curri ka reaguar nëpërmjet një postimi në “fan page-in” e tij në lidhje me vendimin e RTSH-së për të ndryshuar këngën “Diell” që do të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin e këngës në Eurovizion. Ai është i mendimit se RTSH-së duhet t’i hiqet e drejta për të çuar këngën fituese në Eurovizion si dhe hedh akuza për mossuksesin e këngëve tona që vinë si produkt i këtij festivali.

“Me rastin e fundit të Elhaida Danit, ku kompozitori këngës fituese të festivalit shtetëror, tërhiqet nga gara e Eurovizion, besoj se duhet që qeveria të ndërhyje për t’i hequr RTSH-së të drejtën për të dërguar këngen fituese të festivalit të saj në Eurovizion.

Dështimet e shumta ( quaj dështim se edhe pse nuk janë renditur mirë në klasifikim duke besuar që votat janë politike, kënget tona nuk kanë marrë as klikime në youtube madje nuk janë bërë as Hit në Shqipëri e jo më në evropë siç ka ndodhur me këngë të tjera që nuk janë renditur mirë por kanë marrë klikime edhe janë bërë Hit ) dhe rasti i fundit është shakak që ky institucion të mos luajë me lekët e taksapaguesve.

Nuk mund të shpenzohen qindra mijra euro nga stafe që nuk prodhojnë sukses për vite me radhë. Ndërkohë që shtëpi modeste produksioni po nxjerrin hite kombëtare dhe ndërkombëtare me kosto shumë herë më të vogla. Apo grupet krijuese të këngëve të hyjnë e të dalin nga konkurimi sikur të jetë ndërrmarje private dhe jo shtetërore. Elhaida është një zë i fuqishem dhe uroj që gjithë kjo situate t’i kthehet pozitivisht”, shkruan opinionisti Olti Curri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033686876296997
array(1) { ["section"]=> string(75) "olti-curri-eurovizioni-qeveria-te-nderhyje-t-i-heqe-te-drejten-rtsh-se-4318" }