Olti Curri i përvishet Mero Bazes: O Mendero Gëlbaza, as lidhja me gazetaren labe nuk po t’i qetëson hormonet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:03 01-11-2016 Olti Curri i përvishet Mero Bazes: O Mendero Gëlbaza, as lidhja me gazetaren labe nuk po t’i qetëson hormonet

Bloggeri Olti Curri ka reaguar ashpër pas një shkrimi të publikuar në Gazetën Tema, ku pretendohej se ai, Sonila Meço dhe Sazan Guri do i bashkohen partisë së re të Ben Blushit.

Pjesa ofenduese për Oltin dhe personat e tjerë të përmendur, ndodhet në fund të artikullit ku gazeta e drejtuar nga Mero Baze shkruan: “Këta janë njerëzit me të cilët Blushi, siç thotë edhe vetë, do shpëtojë Shqipërinë”.

Olti nuk ka pranuar ta kalojë në heshtje këtë situatë dhe i është përveshur botuesit të kësaj gazete. Duke e quajtur “Mendero Gëlbaza”, bloggeri flet edhe për një lidhje të Bazes me një kolege të re labe, ndërsa sulmon edhe gazetarët që punojnë për të.

Reagimi i Olti Currit:

Ja dhe të paditurit që zhgarravisin portaleve për Mendero Gëlbazen, duke sajuar lajme që t’i bëhet qejfi financuesve pushtetarë siç lexohet prej kohës lart e poshtë.

Në vend që t’i ndreqin zharrtjerat e vjetëruara dhe të shkëlyera nga përdhunimet, që gjithë politika i ka bërë shefes së tyre për pesë para.

Sonila Meço, Sazan Guri dhe Ben Blushi flasin vetë, por në emrin tim flas unë edhe nuk pjerdh për ata që nesër do marrin lugët me urdhër të plakaruqes që (as lidhja me gazetaren e re labe, nuk po ja qetëson hormonet), do përtypin mut për mua.

P.S.

Ndoqa prezantimin e një partie të re, ashtu si prej kohësh ndjek organizime të shumë partive politike për shkak të pasqyrimit që bëj në faqen time FB dhe Instagram.

Nuk merrem me politikë se më pëlqen puna që bëj dhe nuk më ngjisin leket e hallexhinjve, kam karmën e keqe, më dalin nga hundët, fati im ça t’i bëj...Ishalla partitë e reja qofshin si unë...


 

14955834_1522945247722923_4785747611629185962_n.jpg

 

14956017_1522945411056240_3111385837481649992_n.jpg

*Shkrimi i Temës

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(113) "olti-curri-i-pervishet-mero-bazes-o-mendero-gelbaza-as-lidhja-me-gazetaren-labe-nuk-po-t-i-qeteson-hormonet-58125" }