Onella Mutti 8 muaj burg, mashtroi për sëmundjen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:50 25-02-2015 Onella Mutti 8 muaj burg, mashtroi për sëmundjen

Aktorja italiane Ornella Mutti është dënuar nga gjykatësja Patrizia Botteri me 8 muaj heqje lirie dhe 600 euro gjobë për akuzën e mashtrimit dhe këshillimit të një mjeku për falsifikimin e certifikatës së sëmundjes.

Në dhjetorin e vitit 2010, aktorja duhej të luante në një pjesë teatrale në teatrin e Pordenones, por nuk është paraqitur në shfaqje, për shkak të një problemi shëndetësor, të cilin e ka dokumentar  nëpërmjet certifikatës së sëmundjes.

Në të njëjtën ditë, aktorja ishte e ftuar në një darkë bamirësie në San Petërburg, nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Puttin dhe aktorit Kevin Costner.

Dëmet që aktorja i ka shkaktuar teatrit nëpërmjet mosprezencës së saj në shfaqje, do të paguhen veçmas.

Nëse nuk pranon të bëjë 10 muajt e burgut të caktuara nga vendimi i gjykatës italiane atëhere Mutti duhet të paguajë 30 mijë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027238130569458
array(1) { ["section"]=> string(52) "onella-mutti-8-muaj-burg-mashtroi-per-semundjen-4389" }