“Onufri” rikthehet, pas një viti ndërprerje nga Ministria e kulturës

Publikuar tek: kulture-art, më 09:31 04-03-2015 “Onufri” rikthehet, pas një viti ndërprerje nga Ministria e kulturës

Konkursi “Onufri’ do të rikthehet pasi u ndërpre vitin e shkuar nga Ministria e Kulturës, ç’ka solli pakënaqësi në rradhët e artistëve. Atëhere u tha se ishte e nevojshme kjo ndërprerje sepse duhej një moment reflektimi.

Megjithatë, ja ku u mbërrit sërish në këtë edicion që shënohet si i 21-ti i tij që zhvillohet në Galerinë Kombëtare të arteve dhe financohet nga Ministria e Kulturës.

Flitet që niveli organizativ dhe përgatitor këtë herë të jetë më i lartë dhe muajt mars-prill do jenë muajt që do i dedikohen pikërisht këtij organizimi.

Çmimi “Onufri” është çmimi më i rëndësishëm publik, sa i takon arteve pamore. Ky çmim mban emrin e ikonografit të shquar shqiptar dhe jepet në mbështetje të rolit që luan arti në publik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « L’Espresso : Sa “cool” është Tirana, simboli i Shqipërisë së re
Shqiptari i nominuar si ‘aktori më i mirë’ në festivalin Amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.017464160919189
array(1) { ["section"]=> string(70) "onufri-rikthehet-pas-nje-viti-nderprerje-nga-ministria-e-kultures-4920" }