Opera “Pagliacci”, ja mesazhi i Inva Mulës kundër dhunës ndaj grave

Publikuar tek: kulture-art, më 19:50 31-05-2015 Opera “Pagliacci”, ja mesazhi i Inva Mulës kundër dhunës ndaj grave

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka ndarë një mesazh sensibilizues, të cilin e përcjell edhe shfaqja në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, “Pagliacci”. Një shfaqje që të bën të reflektosh kundër dhunës ndaj grave, nënave, mortave dhe vajzave shqiptare.

“Unë jam një produkt i operas “Pagliacci”. Dikur në konservatorin Tsalkhovsky të Moskës, studentët e kantos vendosin këtë opera dhe dy të rinj u dashuruan gjatë duetit të Neddës dhe Silvios, por me ndryshimin që ngjarja nuk ndodhi si në opera, por në një dashuri të madhe nga ato më të bukurat dhe pasionantet, ku dy të rinjtë studentë vazhduan ta përjetonin jo vetëm në opera, por në 55 vitet që jetuan sëbashku.

Nuk e di nëse unë zgjodha për të vendosur në skenë këtë opera apo ajo më zgjodhi mua, për të mos qënë vetëm interpretuese por për ta konceptuar atë si një ngjarje në rrugët e qytetit tim të lindjes. Historia e Neddës mund të jetë edhe ajo e çdo vajze shqiptare ku fatkeqsisht jeta nuk ka vlerën që meriton dhe ajo mund të merret nga burri, i dashuri, ish-bashkëshorti.

Publiku pas kësaj shfaqje do të dalë duke reflektuar. Ne sjellim një mesazh kundër dhunës ndaj gruas, çmojeni atë, nënën, motrën, gruan dhe vajzën shqiptare, vetëm kështu dë rrisim breza që kontribuojnë në emancipimin e shoqërisë tonë.

Falënderoj të gjithë që më ndihmuat në rrugëtimin tim dhe i uroj të gjithë kolegëve një shfaqje të bukur”, shkruan sopranoja Inva Mula.

“Pagliacci”- (Klounët) është një opera italiane me një prolog dhe dy akte, me muzikë dhe libret nga Ruggero Leoncavallo. E vetmja opera e Leoncavallo-s, e cila është vënë në skenë në të gjithë botën. Pagliacci u vu në skenë për herë të parë në Teatrin ‘Dal Verme’ në Milano më 21 maj të vitit 1892, drejtuar nga Arturo Toscanini, i cili nuk e pëlqeu veprën. Menjëherë pas premierës italiane, u vu në skenë në Nju Jork, më 15 qershor 1893.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen premiera e shumëpritur “ Pagliacci”, me regji të Iva Mulës
E rrallë për kohët e sotme, ja sa bukur festohet 1 Qershori në Vlorë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020093202590942
array(1) { ["section"]=> string(70) "opera-pagliacci-ja-mesazhi-i-inva-mules-kunder-dhunes-ndaj-grave-12353" }