Operacion i befasishëm, kapet veliera me 1 ton drogë në Vlorë, arrestohen 2 trafikantët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:55 20-09-2017

 Policia e Vlorës ka kryer mbrëmë në mesnatë një operacion të befasishëm, e për pasojë ka mundur të bllokojhë nje velierë që po tentonte të transportonte një sasi prej 1 ton drogë.

 

Pas ndërhyrjes së policisë, trafikantët kanë tentuar të largohen duke hedhur ne det, midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës 1 ton drogë.

Policia ka mundur të arrestojë dy trafikantët dhe të sekuestrojë drogën e llojit kanabis sativa. 

Policia sqaroi se ky operacion i befasishëm është zhvilluar në kushte tepër të vështira e në kushte jo të favorshme atmosferike, pasi në det dallgët arrinin deri në 6 ballë. 

 

21905285_10210930362117079_288548965_n_copy.jpg

NJOFTIMI I POLICISË

Një tjetër operacion i përbashkët  antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë.  

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier. Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.  

Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force.  

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë,  D.V.P.Fier e FNSH Fier. Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa. Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det dhe policia po rikuperon lëndën narkotike. Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

 

21850321_10210930361277058_223322529_n.jpg

21849032_10210930362637092_87894425_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016122102737427
array(1) { ["section"]=> string(91) "operacion-i-befasishem-kapet-veliera-me-1-ton-droge-ne-vlore-arrestohen-2-trafikantet-93002" }