Operacion masiv antidrogë në Vlorë, 4 të arrestuar 2 në kërkim, sekuestrohet gomonia me drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:55 26-02-2017 Operacion masiv antidrogë në Vlorë, 4 të arrestuar 2 në kërkim, sekuestrohet gomonia me drogë

Një gomone rreth pesë metra e gjatë është bllokuar mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni masiv të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Deri tani janë arrestuar katër persona ndërsa vijon operacioni për kapjen e dy personave të tjerë që u arratisën në drejtim të pyllit duke përfituar nga erësira.

Skafistët, në pamundësi për t’u arratisur në det të hapur kanë braktisur gomonen e ngarkuar me rreth 400 kilogram kanabis dhe janë arratisur nga toka, raporton Newsbomb.al.

Policia është vënë në ndjekje të dy skafistëve të arratisur të cilët dyshohet po planifikonin  transportin e drogës drejt brigjeve italiane. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022197008132935
array(1) { ["section"]=> string(97) "operacion-masiv-antidroge-ne-vlore-4-te-arrestuar-2-ne-kerkim-sekuestrohet-gomonia-me-droge-70050" }