Operacioni “Amarcord”: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës dhe kokainës në Itali, arrestohen shqiptarët

Publikuar tek: rajon, më 17:24 09-07-2018 Operacioni “Amarcord”: Shkatërrohet banda e trafikut të heroinës dhe kokainës në Itali, arrestohen shqiptarët

Shtatë persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës janë arrestuar në Itali.

Operacioni i koduar “Amarcord” ka çuar në pranga shatët persona, mes tyre edhe shqiptarë të moshës nga 32 në 47 vjeç.

Hetimet nisën pas një atentati mafioz në vitin 2015, kur një shqiptar u sulmua nga tre persona të cilët e qëlluan me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin. Një tunizian dhe një puliez u arrestuan atë kohë.

Ngjarja ndodhi si pasojë e pazareve të drogës, shqiptarët sillnin sasi kokaine dhe heroine në Ravena dhe më pas e shpërndanin në qytetet e tjera italiane.

Gjatë operacionit u sekuestruan 26 kilogram kokainë dhe 39 mijë euro kesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përsëritet historia, detaji TRONDITËS për familjen që u shua në aksident: Në të njëjtën rrugë vite më parë kishin humbur...
Thaçi takon për herë të parë kryeministrin rus, ja përse diskutuan »
Article Logic
Execution time: 0.004310131072998
array(1) { ["section"]=> string(112) "operacioni-amarcord-shkaterrohet-banda-e-trafikut-te-heroines-dhe-kokaines-ne-itali-arrestohen-shqiptaret-127296" }