Operacioni i rrallë në Kosovë, të riut i hiqet plumbi nga kraharori pa ndërhyrje kirurgjikale

Publikuar tek: rajon, më 09:30 08-01-2018 Operacioni i rrallë në Kosovë, të riut i hiqet plumbi nga kraharori pa ndërhyrje kirurgjikale

Në Kosovë është realizuar një operacion i rrallë, i pari i këtij lloji. Mësohet se mjekët i kanë hequr një pacienti 20-vjeçar plumbin nga kraharori pa ndërhyrje kirurgjikale.

Mjeku Salih Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe pamjet se si është realizuar operacioni.

“Operacion i rrallë dhe për herë të parë në Kosovë. Heja e predhës (plumbit nga kraharori i majtë afër zemrës me metodën VATS (pa hapje të kraharorit) te një djalë 20 vjeçar. Operimi ka zgjatur 19 minuta.

Ekipi operatorë: Dr.Salih Krasniqi , dr. Saud Maliqi, dr. Fitim Selimi . Dr. Shqiptar Demaqi dhe dr.Arsim Latifaj”, shkruan një prej mjekëve. 

1.PNG

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Vlora, tritol biznesit në katin e parë
Ambasadori serb në Shqipëri: Nuk do e njohim Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836
array(1) { ["section"]=> string(99) "operacioni-i-rralle-ne-kosove-te-riut-i-hiqet-plumbi-nga-kraharori-pa-nderhyrje-kirurgjikale-105804" }