Operacioni kundër informalitetit, Braçe: Ku është represioni këtu?

Publikuar tek: politike, më 11:22 21-08-2015 Operacioni kundër informalitetit, Braçe: Ku është represioni këtu?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe shprehet se i gjithë problemi i informalitetit të bizneseve shqiptare dhe dëmi i madhe i shkaktuar, sipas tij nga këto biznese, mund të zgjidhet shumë thjeshtë nëse paguhet çdo kupon tatimor.

Braçe thotë se nuk ka repersion nga qeveria, por vetë luftë kundër vjedhjes së të ardhurave që nuk dherdhen në buxhetin e shtetit por “pasurojnë tregtarët”.

“Unë paguaj, tregtari mbledh, tregtari pasurohet dhe buxheti i shtetit nuk merr atë që unë paguaj si tatim për të”, shkruan Braçe.

Deputeti i PS-së madje shpjegon edhe se si nuk ka repersion:

“Është shumë e thjeshtë e gjitha: Unë blej 1.640 lekë mallra apo shërbime (se kam faturë përpara se mua ma japin se më njohin dhe se e kërkoj). Sipas ligjit për TVSH 1.366,67 është vlera pa TVSH 273,33 lekë është vlera  TVSH. Në shumicën e rasteve tregtari nuk lëshon kupon tatimor.

Praktikisht në këtë mënyrë tregtari merr paratë nga unë, bashkë me vlerën e TVSH të paguar nga unë edhe nuk e derdh për buxhetin e shtetit”, shkruan Braçe.

Braçe, gjithsesi nuk shpjegon nëse pagesa e faturës dhe TVSH-ja që do të shkojë në buxhet nga bizneset e mesme dhe të vogla, përfshi edhe tezgat dhe tregtarët ambulantë, do të arrijë apo jo të mbulojë defiçitin prej 150 milionë euro që i mungonin buxhetit të shtetit vetëm gjysmën e parë të 2015-ës.

Aksioni i paralajmëruar do të nisë në shtator, dhe do të godasë me forcën e ligjit të gjitha bizneset, megjithëse duhet një garanci për këtë, pasi deri më tani, gjatë paralajmërimit të operacionit, asnjë politikan nuk i është referuar dëmeve të shkaktuara nga bizneset super-të mëdha si ato në fushën e hidrokarbureve, minierave, energjisë etj. nëse ka. Megjithëse siç u paralajmërua, aksioni për informalitetin do të nisë nga poshtë-lart, apo nga tezgat dhe shitësit e akulloreve, te kioskat dhe të shpresojmë edhe më lart.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ademi merr zyrtarisht detyrën, i pranishëm Radovani i LSI, por mungojnë demokratët Topalli dhe Bushati
“Midis nesh nuk ka çarje” »
Article Logic
Execution time: 0.022729158401489
array(1) { ["section"]=> string(69) "operacioni-kunder-informalitetit-brace-ku-eshte-represioni-ketu-18866" }