Operatorët e urbanëve qindra milion lekë fitime në ditë, por nuk kryejnë investime (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:18 22-05-2019 Operatorët e urbanëve qindra milion lekë fitime në ditë, por nuk kryejnë investime (VIDEO)

Emisioni investigativ Top Story ka përllogaritur marzhin e fitimit për çdo linjë urbane duke iu referuar statistikave zyrtare të operatorëve, përsa i përket numrit të pasagjerëve që ata kanë çdo ditë.

“Sipas statistikave tona e frekuentojnë Tiranën e Re rreth 30 deri në 35 mijë qytetarë në ditë. Por kjo nuk do të thotë që përkthehet direkt në të ardhura pasi rreth deri në 60 % e zënë kategoritë që kanë udhëtimin falas. Ndërsa 35 deri në 40 përqind janë me biletë”, tha Fatos Vrapi, operator i linjave urbane.

Kjo linjë ka në flotën e saj rreth 30 autobuzë, prej të cilëve dalin në punë 26 ose 27. Pjesa tjetër qëndron rezervë, sipas kërkesës së Bashkisë së Tiranës.

Nga 35 mijë që është numri total i pasagjerëve në një ditë rreth 40% e tyre janë me biletë. Pra 14 mijë qytetar në ditë paguajnë biletë në linjën e Tiranës së Re. E përkthyer në para, kjo linjë qarkullon 5,6 milionë lekë të vjetra në ditë, ku më shumë se gjysma e kësaj vlere shkon për mbulimin e shpenzimeve.

“Shpenzimet koherenete sot janë rritur mbi 40%. Të gjitha rritjet ne jemi të detyruar që ti mbajme në kurriz dhe kuptohet që kjo do të ndikojë tek cilësia e ofrimit të shërbimit pasi ne jemi të detyruar që të ulim numrin e mjeteve që nxjerrim në qarkullim sidomos pasdite”, tha Fatos Vrapi, operator i linjave urbane.

Shkojmë tek një linë tjetër. Linja Kombinat Kinostudio është linja tjetër që mban peshën më të madhe të transportit të qytetarëve. Kjo linjë ka në iventarin e saj 38 autobuzë, prej të cilëve 22 janë të vitit 2013 dhe 16 të tjerë të vitit 2002.

Pra, rreth gjysma e flotës, është tepër e amortizuar.

“Linjën tonë nga stataistikat që kemi bërë e frekuentojnë rreth 66 mijë e 500 pasagjerë. Prej të cilëve rreth 37% janë me biletë dhe pjesa tjetër me abone ose karta të ndryshme invaliditeti”, tha Kostandin Foni, Administrator i linjës urbane.

Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë këtë linjë e frekuentojnë mestaraisht rreth 24 mijë e 600 qytetrë me biletë. E përkthyer në para kjo linjë qarkullon mesatarisht në ditë 9.8 milionë lekë të vjetra, ku më shumë se gjysma e tyre shkojnë për shpenzimet koherente.

Marzhi i fitimit në këtë linjë është akoma edhe më i lartë, rreth 5 milionë lekë në ditë, pa llogaritur abonetë mujore. Ndërkohë që kjo linjë vijon të ketë autobuzë 17 vjeçarë.

Top Story ka analizuar edhe linjat fundore për të parë se sa është qarkullimi ditor i pasgjerve i përkthyer në para. Linja e Saukut ka një flotë prej 20 mjetesh sipas kontratës që ka me Bashkinë e Tiranës.

“Rreth 20 mijë qytetarë janë ata që lëvizin me linjën tonë Në linjat fundore aboneja shkon nga 50 në 65% . Kështu që në linjën e Saukut janë diku të 65% me abone”, tha Hazbi Përllaku, operator I linjave urbane.

Në këtë linjë rreth 35 % e qyterëve paguajnë biletë. Le ta bëjmë më të thjeshtë për qytetarët, duke folur me shifra. Mesatarisht pasgjerët që udhëtojnë me biletë çdo ditë me itinerar janë 7 mijë. E përkthyer në para kjo linjë qarkullon rreth 2.8 milionë lekë, ku gjysma e tyre janë për shpenzimet.

Një tjetër linjë që ka fluks të madh udhëtarësh me zgjatjen e stacioneve deri te Fresku, është ajo e Porcelanit.

“Afërsisht te 25 mijë veta e përdorin linjën e porcelanit. Me biletë janë rreth 40 % dhe rreth 60% janë me abone”, tha Hazbi Përllaku, operator i linjave urbane.

Sipas përllogaritjes janë rreth 10 mijë qytetarë që udhëtojnë mesatarisht cdo ditë me linjën e Porcelanit, përdorin biletën prej 40 lekësh. Vlera që qarkullon kjo linjë është 4 milionë lekë të vjetra, dhe sërish gjysma e saj është fitim.

Pra, me këto kushte minimale të transportit publik, kjo linjë fiton rreth 2 milion lekë të vjetra në ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044106006622314
array(1) { ["section"]=> string(94) "operatoret-e-urbaneve-qindra-milion-leke-fitime-ne-dite-por-nuk-kryejne-investime-video-165343" }