Erjon Ballkoçi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij. Lajmin e bën të ditur klubi i Sopotit ku nëpërmjet një njoftimi, lajmëron se Ballkoçi është detyruar të operohet për herë të dytë brenda një sezoni.
Gjithashtu ata falënderojnë deputetin e PS-së, Taulant Ballën dhe Spitalin Amerikan teksa shkruajnë:
“Deputeti i Librazhdit z.Taulant Balla, ka treguar edhe nje here se mbetet gjithnje prane skuadres se Sopotit. Futbollisti Erjon Ballkoci per te dyten here brenda nje viti, eshte i detyruar te kryej nje intervent kirurgjikal ne gjurin e tij. Por K.F Sopoti si nje familje e madhe, paveresisht se po kalon nje moment te veshtire ne fushen e lojes, jashte saj gjithnje eshte i bashkuar. Dhe per kete akt human sigurisht duhet falenderuar z.Taulant Balla, per suportin e pa kursyeshem dhe padyshim “Spitalin Amerikan” per mundesin e operacionit ne kushte vertete perfekte. Gjithashtu, i urojme rikthim sa me te shpejte ne fushen e lojes dhe operacion te mbare lojtarit tone Erjon Ballkoci, i cili ka vleresimin e te gjithe stafit dhe shokeve te skuadres”.