Operohet në gju, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi

Publikuar tek: sport, më 09:06 28-01-2015 Operohet në gju, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e saj nga ekspertët në një spital në Kosovë.

Ekipi i mjekëve që kreu ndërhyrjen, informoi se është kryer me sukses një operacion në gjurin e kampiones së botës në xhudo. Sportistja që i “ka zbardhur faqen” shqiptarëve anembanë botës, kishte pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve të fundit që ka zhvilluar për sfidat e ardhshme nga garat ndërkombëtare.

“Pas një lëndimi të pësuar gjatë përgatitjeve për në garat e ardhshme, Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi i mjekëve ortopedë në krye me Dr. Florin Ramadanin”, thuhet në një njoftim të këtij spitali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana, përjashtim i padrejtë në fitoren ndaj Milanit
Kompleksi i Tiranës ndryshon fytyrë! Shfaqen ngjyrat bardheblu »
Article Logic
Execution time: 0.026427030563354
array(1) { ["section"]=> string(65) "operohet-ne-gju-kampionia-e-botes-ne-xhudo-majlinda-kelmendi-1677" }