Operohet në Slloveni kampionia shqiptare, ja ç’thonë mjekët pas ndërhyrjes

Publikuar tek: sport, më 13:37 15-09-2017 Operohet në Slloveni kampionia shqiptare, ja ç’thonë mjekët pas ndërhyrjes

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi ka operuar me sukses ligamentet e këmbës dhe rehabilitimin pritet ta vazhdojë në Slloveni.

Trajneri i saj, Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja lëndimin në ligamentin kryqëzor e kishte pësuar gjatë garës në Botërorin e mbajtur në Budapest.

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoi Ligamentin Kryqëzor me sukses”, ka shkruar Kuka, raporton koha.net.

“Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lêndim gjatë garës në Budapest! Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič! Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « GOOOOL! Muzaka kalon në avantazh Skënderbeun
Alban Hoxha tërhiqet: Kërkoj falje, dorëzoj shiritin e kapitenit të Partizanit »
Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379
array(1) { ["section"]=> string(79) "operohet-ne-slloveni-kampionia-shqiptare-ja-c-thone-mjeket-pas-nderhyrjes-92465" }