Opozita bllokon foltoren, Balla i revoltuar: Pse nuk e keni sjellë Indiana Jonesin?

Publikuar tek: politike, më 10:50 31-03-2016 Opozita bllokon foltoren, Balla i revoltuar: Pse nuk e keni sjellë Indiana Jonesin?

Opozita bllokon foltoren në Kuvend duke mos lejuar vazhdimin normal të seancës. Pas kësaj është ngritur nga vendi deputeti socialist Taulant Balla duke kërkuar përjashtimin e deputetit Gent Strazimiri nga PD. Balla e krahasoi Strazimirin me  personazhin e filmave Indiana Jones.

“Pse nuk e përjashtoni ju Gent Strazimirin? Ne e përjashtuam deputetin tonë për armëmbajtje pa leje. Ju pse nuk e keni sjellë ju sot iIndiana  Jonesin që fliste për dekriminalizimin, sillni Gentin përjashtoni Gentin e hajdeni të flasim për çështje serioze”, tha socialisti Balla.

“Jeni zënë ngushtë,  Strazimirin duhet ta lëshoni por thoni po e lëshuam Strazimirin ikëm të gjithë. Bllokimi i foltores është fyerja më e madhe që i bëni tempullit të demokracisë”, përmbylli Balla me të cilin replikoi menjëherë deputeti Edi Paloka.

“Ju na thoni lironi foltoren kur keni kapur kushtetutën. Ky është puç Kushtetues, ç;a presim”, i tha Paloka Ballës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Sms-ja” e Nanos për Ramën, Dylgjeri- Hilës: Dritan, Nanos i ka dalë turpi. Hiq dorë...
Artan Gaçi ka një lajm ‘’të mirë’’ për deputetët demokratë, jua thotë ‘’Live’’ në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.448566198349
array(1) { ["section"]=> string(86) "opozita-bllokon-foltoren-balla-i-revoltuar-pse-nuk-e-keni-sjelle-indiana-jonesin-36487" }