Opozita bllokon seancën, zhurmë në Kuvend por miratohen projektligjet. Berisha del jashtë: Të shkrihet Parlamenti

Publikuar tek: politike, më 12:26 24-03-2016 Opozita bllokon seancën, zhurmë në Kuvend por miratohen projektligjet. Berisha del jashtë: Të shkrihet Parlamenti

Opozita ka bllokuar seancën e sotme plenare duke mos lejuar deputetët të flasin nga foltorja. Deputetët opozitarë u ngritën në këmbë dhe rrethuan foltoren duke i rënë me grushta tavolinave. Megjithatë, kryeparlamentari Ilir Meta vazhdoi me miratimin e 3 projektligjeve të përcaktuara në rendin e ditës.

Sakaq, ish kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit duke kërkuar shkrirjen e parlamentit.

“Prej mëse 3 javësh vazhdon grushti i shtetit brenda shtetit, grushti i shtetit të konsumuar nga përvetësimi i kushtetuesese dhe marrjes së këtij pushteti prej parlamentit.

Kjo është një nga situatat më të renda në historinë e vendit një situatë që në vendet e tjera, garant i zbatimit përmbarues, i zbatimit të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti.

Këtu është shkruar që Gjykata Kushtetuese është garantues dhe përmbarues bëhet kushdo.

Kërkoj shkrirjen e menjëhershme të parlamentit në kushtet kur ka konsumuar aktin e grushtit të shtetit ky parlament nuk meriton të ekzistojë më, e ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet”, tha Berisha duke theksuar se tre deputetë duhet të lenë mandatet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist i uron ditëlindjen Ilir Metës, Arta Dade ‘’hakmerret’’ dhe ja kë uron ‘’Live’’
“Mbrëmë në darkë ramë dakord me partinë e Lulit, me partinë e Berishës sot në mëngjes u prish’’, Taulant Balla bën publik shqetësimin »
Article Logic
Execution time: 0.019561052322388
array(1) { ["section"]=> string(116) "opozita-bllokon-seancen-zhurme-ne-kuvend-por-miratohen-projektligjet-berisha-del-jashte-te-shkrihet-parlamenti-35897" }