Opozita dhe maxhoranca në Durrës bashkojnë votat për parkingjet, tani lekët do i marrë bashkia

Publikuar tek: ekonomi, më 21:52 30-11-2016 Opozita dhe maxhoranca në Durrës bashkojnë votat për parkingjet, tani lekët do i marrë bashkia

Opozita dhe maxhoranca në Durrës kanë bashkuar votat për parkingjet. Këshilli Bashkiak i Durrësit me votat e bashkuara të opozitës e të mazhorancës miratoi projektvendimin “Për miratimin e krijimit të “Durrës Parkim”, subjekt juridik publik, si institucion në varësi të Bashkisë Durrës, për admininistrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë.

Por zëri i opozitës  ishte i vakët për t’i kërkuar llogari kreut  të bashkisë se çfarë po ndodh me parkingjet publike në Durrrës.  

“Janë tre sheshe parkimesh që po menaxhohen nga njerëz të panjohur, të cilët kërkojnë nga 2 mijë lekë në ditë për parkim”- tha Armand Teliti.

 Por në debat e sipër kryebashkiaku thotë: “Ata që janë aty të ruajnë makinën, se ndryshe do ta vidhnin, por të mos kishte njerëz”.

Aktualisht këto tre sheshe të ndryshëm në Durrës menaxhohen nga njerëz të panjohur, ndërsa të ardhurat shkojnë direkt në xhep të privatit, sepse nuk janë liçencuar nga bashkia.  

PROJEKT-VENDIM

Për miratimin e krijimit të “Durrës Parkim”, subjekt juridik publik, si institucion në varësi të Bashkisë Durrës për admininistrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë.

Në zbatim të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, Neni 24-29, Ligjit nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Kryetari i Bashkisë sipas Relacionit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Drejtorisë së Shërbimeve, Kryetari i Bashkisë i propozon Këshillit Bashkiak,

TË VENDOSË: 

1.  Të miratojë krijimin e “Durrës Parkim”, subjekt juridik publik, si institucion në varësi të Bashkisë Durrës. 

2.   Miratimin e detyrave kryesore institucionale e funksionale të kёtij institucioni që do tё jenё si mё poshtё vijon:

a.   tё administrojё shёrbimin e parkimit publik me pagesё tё Bashkisё Durrës mbi tokё dhe nёntokё, nё pёrputhje me zonat e pёrcaktuara pёr kёtё qёllim;

b.   tё planifikojё dhe tё ndjekё zbatimin e investimeve nё infrastrukturёn e nevojshme pёr shёrbimin e parkimit publik me pagesё nё Bashkinё Durrës;

c.  tё instalojё dhe mirёmbajё pajisjet dhe makineritё e parkimeve me pagesё;

ç.  tё instalojё dhe mirёmbajё sinjalistikёn rrugore tё parkimit;

d.  tё konstatojё dhe tё vendosё gjoba pёr kundёrvajtjet administrative lidhur me qёndrimi pёrtej orarit tё caktuar dhe mospagesёn e tarifёs sё parkimit; 

e.  tё arkёtojё gjobat e vёna nё kuadёr tё konstatimit tё njё kuandёrvajtje administrative pёr shkelje qё kanё tё bёjnё me parkimin;

f.   tё kryejё çfarёdo lloj aktiviteti tjetёr qё nuk bie nё kundёrshtim e qё lidhet direkt apo indirekt me pёrmbushjen e detyrave institucionale e funksionale, si dhe tё kryejё detyrat qё i ngakohen njёsisё sё qeverisjes vendore nё kuadёr tё administrimit tё parkimit tokёsor dhe nёntokёsor me pagesё;

g.  t’i propozojё Bashkisё Durrës  pёrmirёsimin e politikave tё administrimit tё parkimit tokёsor dhe nёntokёsor me pagesё. 

3.   Drejtoria e e Burimeve Njerëzore të hartojë dhe të propozojë për miratim strukturën organizative, nivelin e pagave të punonjësve dhe  rregulloren e funksionimit tё brendshёm tё “Durrës Parkim”.

4.  Efektet financiare tё kёtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2017.

5.  Ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria Ekonomike, Drejtoria e TTV dhe “Durrës Parkim” për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027196884155273
array(1) { ["section"]=> string(99) "opozita-dhe-maxhoranca-ne-durres-bashkojne-votat-per-parkingjet-tani-leket-do-i-marre-bashkia-61176" }