Opozita proteston për naftën, policët mbajnë shënim targat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 26-01-2015 Opozita proteston për naftën, policët mbajnë shënim targat Polici në Vorë duke mbajtur shënim targat gjatë protestës

Në faqen e opozitës #Protestoj janë postuar sot foto nga rrugë të ndryshme të Tiranës, ku qytetarët kanë ndaluar makinat për 5 minuta në shenjë kundërshtimi të çmimit të lartë të naftës.

Por nga fotot që qarkulluan ishin edhe ato që po shihni, ku policët rrugorë mbanin shënim targat e makinave që kishin ndaluar.

Dy fotot prezantojnë dy policë: njëri në sheshin “Wilson” në Tiranë e tjetri në Vorë.

Fotoja e Vorës u postua nga Gerti Bogdani, deputet i PD-së, që shkruan në “Facebook”: “...dixhitura e dites: "1 milionë shuplaka, u kthyen në 1 milionë targa, ndërsa nesër në 1 milionë 'shkelma'"!!!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070068836212158
array(1) { ["section"]=> string(62) "opozita-proteston-per-naften-policet-mbajne-shenim-targat-1519" }