Ora 04.00 e mëngjesit, Tepelena fillon festën me fishekzjarre, Tërmet Peçi përpara me vota

Publikuar tek: politike, më 03:07 22-06-2015

Tepelena në orën 04.00 nuk ka duruar por ka filluar të festojë fitoren e kandidatit të maxhorancës Tërmet Peçi, i cili deri tani kryeson bindshëm në trendin e asaj që po ndodh me hapjen e kutive në këtë qytet.

Kur pritej në fakt që kandidati i pavarur të “prishte punë” sepse vinte nga radhët e të majtës, duket se qytetarët e Tepelenës e kanë vendosur me votë se çfarë kanë hedhur në kutitë e votimit, duke i dhënë një mbështetje të madhe kandidatit të ASHE Tërmet Peçi. Megjithatë, ka shumë kohë përpara se të mbyllen përfundimisht numërimet për të gjitha qendrat, edhe pse siç duket, Tepelena, e ka vendosur të mos i ndajë fishekzjarret.

Deri më tani janë numëruar 9 kuti ndërkohë që ka edhe 2 kuti pë t'u numëruar në qytet përpara se të fillojë numërimi i kutive të votimit në fshatra.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fituesi i parë në zgjedhje, Edmond Themelko i ASHE në Pustec
Incidenti me kutinë e votimit në Bulqizë, fotot tregojnë të vërtetën e madhe »
Article Logic
Execution time: 0.027125120162964
array(1) { ["section"]=> string(94) "ora-04-00-e-mengjesit-tepelena-fillon-festen-me-fishekzjarre-termet-peci-perpara-me-vota-14284" }