Ora e John Kerryt tërheq vëmendjen, çmimi i saj edhe më shumë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:35 15-02-2016 Ora e John Kerryt tërheq vëmendjen, çmimi i saj edhe më shumë

Në foton e postuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk mund të mos bjerë në sy edhe ora që mbante sekretari John Kerry në dorën e tij.

Ai ka takuar disa qytetarë që kishin dalë enkas për të në bulevard dhe kur ka ngritur dorën është parë ora e tij e cila në dukje ngjan e markës “Freestyle Tide” dhe sipas një kontrolli të shpejtë rezulton të kushtojë nga 40-120 dollarë.

Ambasadori Amerikan Donald Lu javë më parë u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe opinionit publik pikërisht për deklaratën e tij me orët.

“Nëse ulni kokën dhe shikoni që ora juaj është më e shtrenjtë se makina ime, atëhere ju me gjasë jeni një gjyqtar i korruptuar”, u tha Lu gjyqtarëve.

lu.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025480985641479
array(1) { ["section"]=> string(66) "ora-e-john-kerryt-terheq-vemendjen-cmimi-i-saj-edhe-me-shume-32622" }