Ora e Ritës në "Oscar", shkëlqen në sytë e botës (Foto+ Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:05 23-02-2015 Ora e Ritës në Rita Ora në mbrëmjen 'Oscar\"

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të madhe performacës së shqiptares Rita Ora, mbrëmjen që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (e hënë) në “Oscar”.

Mediat më prestigjoze të cilat i kanë në qendër të vëmendjes yjet e Hollivudit, janë shprehur pozitivisht për performancën e Ritës që këndoi “Beyond the Lights” të Grateful në mbrëmjen Oscar .

“Rita Ora Shkëlqen me këngën “Beyond the lights” të Diane Warren, do të shkruante Billboard pak orë më parë.

Huffington Post tha se Rita nuk tregoi shumë interes për nominimin e saj si kënga më e mirë origjinale por kjo nuk e pengoi atë të performonte duke zotëruar skenën e Oscar.

The Hollywood life u shpreh me superlativa për këngëtaren shqiptare: Ajo është zyrtarisht dhe përfundimisht e përsosur shkruan revista. "The Hollywood life" që në momentin që rita u shfaq në tapetin e kuq shkruajti se padyshim ajo do të ishte në listën e të veshurave më mirë.

Edhe Daily Mail shkruan se Rita tashmë ka shumë për të festuar pas asaj performance të shkëlqyer në Oscar.

Rita u shfaq me dy veshje në mbrëmjen e Oscar. E para ishte ajo me të cilin parakaloi në tapetin e kuq dhe e dyta i takonte performancës së saj në skenë.

Stilisti i Ritës Jason Rembert  ndërkohë që veshja bardh e zi e Orës mbajti emrin e Vera Wang e cila tha se eksploroi me kontrastin e ngjyrave bardh e zi, duke luajtur me disiplinën dhe dramacitetin e ngjyrave në mënyrë që performanca të ishte ekspresive, specifike dhe të linte impaktin e dëshiruar.

Rita falenderoi gjithë ekipin që u morr me paraqitjen e saj dhe tha se nuk ishte ndjerë ndonjëherë më mirë.

Padyshim që Ora dhe stilisti i saj Rembert e kanë fituar tashmë sezonin e tyre të Oscar, shkruan Daily Mail.

Sipas gazetës Mirror, Rita Ora pati  bodyguard shtesë për të mbrojtur bizhutë e saj në Oscar.

 Ajo veshi dy fustane të porositura vetëm për të. “Jam shumë me fat për pozicionin që kam, ku është një ekip që ka dizenjuar fustane të jashtëzakonshme, si Vera Wang dhe Marchesa e kështu me radhë”. Sa i përket qilimit të kuq ajo thotë se ka mbështetjen e familjes: Ata janë kaq mbështetës, nëna dhe babai janë shumë krenarë.

Edhe pse ka pasur edhe më parë performanca të rëndësishme, 24 vjeçarja është nervoze dhe përpiqet të mos mendojë për Academy Awards sepse e “trullos”. Ajo i tha E!News: Nëse do të mendoj për të tjerat, do të trullosem fare” raporton Mirror.

Mediat patën disi rezerva për veshjen e Ritës pas Party-t, ku ajo u shfaq më “transparente” por kjo nuk mundi të venitë suksesin në tërësi të këngëtares shqiptare në Oscar.

Rita Ora në party-n e Oscar

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimet Oscar/ Fitojnë aktorët Juliane Moore dhe Eddie Redmayne, triumfon regjisori Inarritu me ‘’Birdman’’
Mjekët skanojnë statujën e Buddha-s, ja çfarë zbuluan në brendësi të saj »
Article Logic
Execution time: 0.026890993118286
array(1) { ["section"]=> string(59) "ora-e-rites-ne-oscar-ne-syte-e-gjithe-botes-foto-video-4179" }