Orë decizive në Athinë, Evropa kërkon ta mbajë Greqinë brenda

Publikuar tek: ekonomi, më 12:00 29-06-2015 Orë decizive në Athinë, Evropa kërkon ta mbajë Greqinë brenda Qytetarët grekë në bankomate

Bankat në Greqi nuk do të hapen deri të hënën, pasi  zyrtarët janë të frikësuar dhe në panik për një kolaps. Klientët kanë kufizime mbi atë që mund të tërheqin nga ATM-të, ndërsa bursa do të jetë e mbyllur.

Masat u njoftuan të dielën pasi Greqia duket se po shkon në drejtim të daljes nga Eurozona.

Udhëheqësit evropianë tani po përballen me një nga momentet më të këqija në historinë e euros. Presidenti Obama telefonoi kancelaren gjermane Angela Merkel të dielën, dhe të dy ranë dakord për të ndërmarrë të gjithë hapat në përpjekje për të zgjidhur krizën, raporton CNN.

Presidenti francez Francois Hollande inkurajon Greqinë për të qëndruar në Eurozonë. “Kanë mbetur edhe disa orë para se negociatat të mbyllen përfundimisht, në veçanti për zgjatjen e programit ndihmës ndaj Greqisë. Unë uroj, nëse grekët dhe qeveria e tyre vendosin, t’i bëjnë ato bisedime”, shkruan Hollande.

Shkas për rënien e shpejtë në këtë krizë ishte vendimi i qeverisë greke të premten për të tërhequr negociatorët e saj nga bisedimet mes Greqisë dhe Eurogrupit.

Kryeministri Aleksis Tsipras mori një projekt-propozim nga Evropa dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe tha se këtë gjë do ta zgjidhë me referendum në Greqi më 5 korrik. Që atëherë, zyrtarët evropianë kanë qenë të fokusuar në përpjekjet e tyre për të kufizuar dëmin.

Banka Qendrore Evropiane tha të dielën se nuk do të japë asnjë mbështetje të re emergjente për bankat greke. Ajo u detyrua të veprojë, sepse pa një plan në vend, Greqia po shkon drejt largimit nga euro.

Frenat bankare të imponuara nga Greqia të dielën janë të njohur si kontrollet e kapitalit, të cilat përdoren vetëm në kohët e krizës ekstreme në një sistem bankar. Zyrtarët grekë thanë se bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri në 6 korrik dhe se tërheqjet e përditshme do të jenë të kufizuara deri në 60 euro.

krizagreke

Bankat e vendit kanë patur probleme me miliarda euro për muaj, madje edhe para se kriza e borxhit në Greqi të merrte një kthesë dramatike për keq këtë fundjavë, duke çuar në rradhë të gjata në bankomatet  në Athinë. Turistët do kenë ende akses në bankomate. Vizitorët nuk janë subjekt i kontrolleve të kapitalit dhe të borxhit dhe kartat e kreditit të lëshuara jashtë Greqisë do të funksionojë normalisht.

Greqia përballet me një afat kritik të martën, kur ajo duhet të bëjë një pagesë të kredisë në FMN. Vendi duket pothuajse i sigurtë për të mos paguar. Me një krizë të tillë dhe kontrollin mbi kapitalin, ekonomia greke do cënohet pasi do ketë më pak veprimtari tregtare por edhe turistët do të largohen.

 

LEXO EDHE:

SKENAR SHPJEGUES, JA ÇFARE NDODH NESE GREQIA LE EUROZONEN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021088123321533
array(1) { ["section"]=> string(66) "ore-decizive-ne-athine-evropa-kerkon-ta-mbaje-greqine-brenda-14870" }