Organizata Botërore e Sindromës Down i jep çmimin e vitit deputetit të PD

Publikuar tek: aktualitet, më 20:13 09-08-2018 Organizata Botërore e Sindromës Down i jep çmimin e vitit deputetit të PD Agron Shehaj, deputet

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është vlerësuar nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Down me çmim në ‘Ditën Botërore të Çmimit të Sindromës Down’.

Shehaj është një nga personat që ka kontribuar vazhdimisht tek “Down Syndrome Albania”.

Në postimin në faqen zyrtare në Facebook të ‘DSi’ shkruhet:

“Urime Agron Shehajt për çmimin e ‘Down Syndrome International’ në Ditën Botërore të Çmimeve të Sindromës Down’. Agroni është deputet i Parlamentit të Shqipërisë dhe prej kohësh mbështetës i Sindromës Down në Shqipëri.”

Kjo është një traditë e cila ndiqet prej vitesh nga ‘DSi’ dhe çmimet jepen në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vullnetarizmin dhe vëmendjen e veçantë që i kushtohet personave me këtë sindromë.

Shehaj është një nga politikanët që është shumë i përfshirë në veprimtari të tilla, ku kujtojmë dhe rastin e 6 vajzave jetime, për të cilat ka dhuruar rrogën e tij si deputet për aq kohë sa do të jetë në këtë pozicion.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbytja e plazhistit nga Kosova, spitali i Lezhës përplaset me Policinë: Ja çfarë ndodhi
Reagon gjyqtarja e sulmuar nga qeveria: I kam dhënë zemrën dhe shpirtin drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.43251919746399
array(1) { ["section"]=> string(80) "organizata-boterore-e-sindromes-down-i-jep-cmimin-e-vitit-deputetit-te-pd-130637" }