Organizata Mjaft: Vangjush Dako nuk mbajti dot premtimet që bëri 4-vjeçarin e kaluar

Publikuar tek: politike, më 12:08 27-03-2015 Organizata Mjaft: Vangjush Dako nuk mbajti dot premtimet që bëri 4-vjeçarin e kaluar Edi Rama dhe Vangjush Dako

Kryebashkiaku Vangjush Dako nuk ka arritur të mbajë premtimet që ka bërë kur u zgjodh në detyrën e kryebashkiakut në vitin 2011. Të dhënat e konkluzionet e raportit të premtimeve me mbajtjen e realizimin e tyre është bërë nga organizata “Mjaft”. 

Sipas raportit rezulton se së në total janë realizuar plotësish vetëm 16 premtime, 8 premtime janë realizuar pjesërisht, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 26 premtime mbeten të parealizuara.

Për shkak se Durrësi vlerësohet me rëndësi të lartë, si nga madhësia territoriale por edhe kapitali  politik, edhe premtimet për këtë Bashki nga kandidati fitues Vangjush Dako rezultojnë të një niveli të lartë. Nga më kryesoret mund të veçojmë: ndërtimi i një Landfilli-sanitar në Durrës, rinatyralizimi i zonës Kodër Vilë – Currila, ri-jetëzimi i qëndrës historike, ngritja e një porti turistik për qytetin, ndërtimi i qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, ndërtimi i pishinës olimpike dhe kompleksit sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”, një shkollë e mesme në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta), si dhe Unaza e Madhe e qytetit.

Duke i ndarë premtimet e platformës elektorale në 6 kategori: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura, janë evidentuar gjithsej 55 premtime. Ndërkohë që në këtë raport është vendosur edhe shtojca 6/1, si shtesë e kategorisë së Infrastrukturës, për të gjitha premtimet mbi ndërtimin e rrugëve specifike. Në përfundim të analizës të secilës kategori dhe premtimeve përkatëse rezulton së në total janë realizuar plotësish vetëm 16 premtime, 8 premtime janë realizuar pjesërisht, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 26 premtime mbeten të parealizuara.

Numri më i lartë i premtimeve të realizuara i takon kategorisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit me 5 të tilla. Ndërsa kategoria e Infrastrukturës ka numrin më të lartë të premtimeve pjesërisht të realizuara me 6 të tilla, fakt i cili tregon se një pjesë e mirë e tyre mund të përfundojnë brënda Qershorit dhe do të inagurohen përgjatë fushatës elektorale. Kategoria e cila ka shënuar edhe numrin më të ulët të realizimit të premtimeve është ajo e Kujdesit Social me 8 të tilla. Një nga premtimet e realizuar është rehabilitimi i zonës së Currilave. Edhe pse ky projekt është  hartuar dhe financuar nga Ministria e Mjedisit, dhe jo nga Bashkia e Durrësit, impakti i tij është i drejtpërdrejtë mbi qytetarët e Durrësit si dhe ndihmon në lehtësimin e buxhetit bashkiak për  adresimin e problematikave të tjera lokale. Një tjetër premtim i mbajtur është edhe trajektorja e re turistike, ku janë kryer një sërë investimesh për shëtitoret dhe sheshet kryesore të qytetit të Durrësit, si Bulevardi “Dyrrah” apo Sheshi “Liria”.

Ndërkohë, rezulton se një sërë premtimesh mbeten të parealizuara ose nuk janë adresuar ende nga Bashkia Durrës këtë mandat. Ndër to mund të përmendim ndërtimin e një Landfilli-sanitar, ndërtimin e qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, ndërtimin e pishinës  olimpike dhe kompleksit sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”.Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohore Qershor 2011, deri në ditën e publikimit të këtij raporti 27 Mars 2015. Në raport nuk janë parashikuar  veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve  në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat i ashpër në “Opinion”/ Duma: Aleanca e qelbësirave lëshoi një qelbësirë. Balla: Kërko falje moj copë…
Elvis Rroshi përgjigje kreut të PD: Lul, ti piqje qofte, kur unë protestoja kundër komunizmit »
Article Logic
Execution time: 0.031001091003418
array(1) { ["section"]=> string(88) "organizata-mjaft-vangjush-dako-nuk-mbajti-dot-premtimet-qe-beri-4-vjecarin-e-kaluar-7095" }