Organizata “Reago” "zbulon" planin sekret të Sorosit për falimentimin e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 18:33 11-01-2016 Organizata “Reago”

Organizata opozitare “Reago” thotë se ka zbuluar planin sekret të miliarderit George Soros “për të falimentuar Shqipërinë” me ndihmën e politikanëve shqiptarë.

Në reagimin e organizatës thuhet se me anë të koncensioneve George Soros do të arrijë të fitojë plot 13 miliardë dollarë nga Shqipëria. Ata kërkojnë largimin e Sorosit.

“Organizata "REAGO" i bën letër të hapur publike George Sorosit që të largohet nga Republika e Shqipërisë brenda 24 oreve.. Përndryshe ne do të hamendësojmë me "vdekjen" publike të George Soros..Ky paralajmërim vjen pasi kemi zbuluar planin sekret të Soros për falementimin e Shqipërisë ekonomikisht, ky falementim do të ndodhi me ndihmën e klasës politike Shqiptare të cilën Soros e ka kapur të gjithën... Plani i Soros do t'i mundësojë atij fitime marramendëse për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri..

Ai do të fitojë rreth 13 miliardë dollare nga Shqipëria (një buxhet i tërë vjetor) për 10 vitet e ardhshme, me anë të koncensioneve shumëvjeçare që do të kenë fitime të medha, dhe nëpërmjet shitjes së pronës publike me vlera qindra milionëshe dollarëshe ku ai pritet t'i blejë nëpermjet njerëzve të tij në Shqipëri për lek xhepi.. Ky falementim ekonomik i Shqipërise do të zbrazi vendin tonë 10 vitet e ardhshme, besojmë që popullata mbas 10 vitesh do jetë diku tek 1.5 milion banorë, pra do të kemi një zbrazje të frikshme të vendit duke i detyruar njerëzit të emigrojnë... Letra publike me paralajmërimin përkatës i është dërguar George Sorosit..”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet Konsullata e Nderit e Armenisë në Tiranë, Piranjani: Të zhvillojmë marrëdhënies mes nesh
Vatikani shpreh shqetësimin: Shqipëria ende pa përfaqësues në Selinë e Shenjtë »
Article Logic
Execution time: 0.33162093162537
array(1) { ["section"]=> string(84) "organizata-reago-zbulon-planin-sekret-te-sorosit-per-falimentimin-e-shqiperise-29718" }