Organizuan protesta në Bularat, Vangjel Dule takon ekstremistët e arrestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:25 08-11-2018 Organizuan protesta në Bularat, Vangjel Dule takon ekstremistët e arrestuar Vangjel Dule në Bularat

Ditën e sotme u bë varrimi i minoritarit grek Konstandinos Kacifas, të vrarë nga forcat RENEA në Bularat, varrimi i të cilit u shoqërua me protesta në territoret shqiptare nga ekstremistët e Agimit të Artë.

Policia shqiptare ndaloi 12 ekstremistë, ndërsa gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje për emisionin “Open”, deklaroi se deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka takuar ditën e sotme ekstremistët grekë të arrestuar.

Gjithashtu Hoxha tregoi se Dule ka kërkuar të takojë edhe ekstremistin antishqiptar të Agimit të Artë, Babis Karathanos, por nuk e kanë lejuar.

“Dule ka takuar 12 të arrestuarit, ka kërkuar të takojë edhe Karathanos por nuk ka mundur ta takojë pavarësisht kërkesës. Në fakt ende nuk dihet se si Karathanos ka hyrë në territoret shqiptare”, tha Hoxha.

Dyshohet se Karathanos ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar ndërsa në Kakavijë sot u kthyen rreth 40 shtetas grekë që kishin planifikuar pjesëmarrjen në varrimin e ekstremistit grek.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoqata Çamëria reagon pas varrimit të Kacifës: Shqiptarët s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e atdhe
Gazetari tregon detajet: Ja çfarë ndodhi sot në Bularat, mediat shqiptare nuk u lejuan të afroheshin »
Article Logic
Execution time: 0.02357292175293
array(1) { ["section"]=> string(81) "organizuan-protesta-ne-bularat-vangjel-dule-takon-ekstremistet-e-arrestuar-140805" }