Orinda Huta rikthehet në ekran

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:44 25-04-2015 Orinda Huta rikthehet në ekran Orinda Huta

Orinda Hutën jemi mësuar ta shohim në ekran jo më si këngëtare, por si moderator dhe në fakt Orinda ka vendosur që të vijë pranë spektatorëve televizivë jo vetëm me një program, por edhe një mision të kushtuar fëmijëve me sindromën “down”.

“Pjesë e emisionit tim janë fëmijët dhe ata janë fëmijët me sindromën doën. Qëllimi im është që t’u plotësojmë dëshirat dhe të sjellim sa më pranë publikut jetën e tyre që për fat të keq është e izoluar. Por, nuk do të jenë vetëm fëmijë pasi puntatën e parë të emisionit tim do ta nis me një 18-vjeçare”, u shpreh bukuroshja e ekranit për suplementin Panorama.

Këngëtarja ka vendosur që të rikthehet në televizionin Vizion Plus dhe emri i programit është “Surpriza SD”. Programi është ndërtuar me 12 puntata dhe të përfshirë do të jenë edhe prindërit e fëmijëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026587963104248
array(1) { ["section"]=> string(35) "orinda-huta-rikthehet-ne-ekran-9659" }