Orkestra e Televizionit Shqiptar luan në Francë për Rezistencën Iraniane kundër diktaturës

Publikuar tek: kulture-art, më 16:32 14-06-2015 Orkestra e Televizionit Shqiptar luan në Francë për Rezistencën Iraniane kundër diktaturës Eventi \"Iranian Freedom Rally 2015\"

Foto: NRC

Më shumë se 100 mijë spektatorë kanë qenë të pranishëm në koncertin në mbështetje të Rezistencës Iraniane kundër diktaturës, ku ka marrë pjesë edhe orchestra e Televizionit Shqiptar me tenorin Armaldo Kllogjeri dhe dirigjentin Zhani Ciko.

Shqipëria e ka mbështetur prej vitesh luftën e popullit iranian kundër diktaturës së egër të mullahëve, fondamentalizmit fetar dhe krimeve mizore të tij. Në vëndin tonë janë strehuar mbi më shumë se 500 të përndjekur të kësaj diktature. Kjo është edhe arsyeja që prania e artisteve shqiptarë në një dite të tillë ishte e mirëpritur nga të gjithë. Në programin e koncertit ishin 3 vepra të kompozitorit iranian Mohaamad Shams si dhe vepra të kompozitorit shqiptar Feim Ibrahimi. Së bashku me këngëtarët francezë, ishin ftuar po ashtu sopranoja Shqipe Zani, këngëtarja e muzikës së lehtë Kejsi Tola, një grup folkorik nga Shqiperia si dhe orkestra sinfonike e RTSH nën drejtimin e Zhani Cikos.

Sipas gazetës « Le Parisien » Rezistenca Iraniane kundër diktaturës mblodhi mbi 100.000 militantë ditën e shtunë 13 qershor në Paris me rastin e 50 vjetorit të krijimit të saj, duke proklamuar më shumë se kurrë fundin e «regjimit të terrorit të mollahëve» në Iran dhe krimeve të tij.

“Ne luftojmë kundër fondamentalizmit fetar të mullahëve, i cili shkel çdo dite e më shumë, që prej tridhjetë vjetëve të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre, u shpreh presidentja e kësaj rezistence Afshin Alavi. Ne e shohim se si populli në Iran shpreh gjithnjë e më shumë pakënaqësinë ndaj kësaj diktature. Populli ka nisur të manifestojë, pavarësisht shtypjes dhe terrorit shumë të egër që ka nisur prej vitit 2009, i cili brënda dy vjetësh ka urdhëruar mbi 1500 ekzekutime. Programi bërthamor i mullahëve duhet negociuar para afatit të fundit në qershor. Kjo është nje çështje shumë e rendesishme”, u shpreh Maryam Radjavi, presidente e CNRI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush urdhëronte prerjen e puthjeve në filmat shqiptarë, ish-ministrja: S’ishim gati për këto skena
Mark Zuckerberg ju kërkon të lexoni librin e dijetarit mysliman “Muqaddimah” »
Article Logic
Execution time: 0.024443864822388
array(1) { ["section"]=> string(96) "orkestra-e-televizionit-shqiptar-luan-ne-france-per-rezistencen-iraniane-kunder-diktatures-13558" }