Orkestra Simfonike e RTSH organizon koncertin me artistët italianë, shpërthen muzikanti: Turp! Fakirët shqiptarë i lini të emigrojnë nëpër botë

Publikuar tek: kulture-art, më 20:09 25-06-2019 Orkestra Simfonike e RTSH organizon koncertin me artistët italianë, shpërthen muzikanti: Turp! Fakirët shqiptarë i lini të emigrojnë nëpër botë

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar organizon ditën e premte, më datë 28 Qershor  në Universitetin e Arteve një koncert simfonik me dirigjentin italian Alessandro Calcagnile dhe solistin Fernando Nina (Violonçel).

Në program do të luhen disa pjesë të rëndësishme nga Mozarti, Verdi, Puçini etj.

Mirëpo për këtë ka reaguar kompozitori dhe pianisti Miron Kotani, i cili është shprehur se e bojkon këtë koncert.

Sipas Kotanit, Radio Televizioni Shqiptar vazhdon në drejtimin e gabuar, duke u ndalur tek disa arsye, si në rastin e artistëve të huaj, të cilët performojnë në vendin tonë, ndërsa artistët shqiptarë emigrojnë  në botë.

Reagimi i plotë:

Publikisht deklaroj Bojkot ne Koncertin e radhes RTSH:

RTSH vazhdon ne drejtimin e gabuar:

- Perpara se te ftojme me shumice artiste te huaj ( kjo eshte normale ne bashkepunime artistike por jo te kalohet caku e pa kurrfare %) a e kemi bere kete per mijera artiste shqiptare emigrante qe performojne ne orkestrat me te mira te botes apo dhe fakiret artiste shqiptare qe jetojne e punojne ne Shqiperi?????

Dhe tjetra, ajo cka eshte me e keqja asnje veper shqiptare ne program ne Koncertin e Radhes . 
Ku te shpia mushka RTSH?
Ia kalove dhe La Scala Di Milano-s !!! 
- Ju nuk e meritoni te quheni RadioTelevizioni Shqiptar- Sepse jo vetem nuk keni vision e kontriboni per Muziken e shqiptareve, por beni te kunderten - e bllokoni e kycni ate (muziken e shqiptareve ) duke detyruar te emigrojne e lene vendin mijera artiste virtuoze shqiptare .
Brezat nuk do ua falin kete.
Turp!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068049430847168
array(1) { ["section"]=> string(147) "orkestra-simfonike-e-rtsh-organizon-koncertin-me-artistet-italiane-shperthen-muzikanti-turp-fakiret-shqiptare-i-lini-te-emigrojne-neper-bote-169738" }