Ortekë bore në Librazhd, bllokohet aksi rrugor

Publikuar tek: aktualitet, më 08:48 11-01-2019 Ortekë bore në Librazhd, bllokohet aksi rrugor

Disa ortëkë dëbore kanë rënë në Librazhd në fshatin Llangë të Njësisë Steblevë.

Si pasojë e ortekëve është bllokuar aksi rrugor Lunik-Steblevë.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në shumë qytete të Shqipërisë. Shumë zona janë të bllokuara dhe dëbora në qarkun e Dibrës ka shkuar në 1.2 metër. Fshatra të bllokuar nga dëbora në Elbasan dhe Krujë, ndërsa në Shkodër një person humbi jetën pasi iu shemb streha e një karburanti.

Mësimi është ndërprerë në 280 shkolla në të gjithë vendin, në Tropojë, Gjirokastër, Has, Korcë, Dibër, Shkodër e Mirditë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bora 'mbërthen' Dibrën, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren
Bllokojnë hyrjen e fakultetit, përplasje mes studentëve dhe policisë te Juridiku »
Article Logic
Execution time: 0.016949892044067
array(1) { ["section"]=> string(52) "orteke-bore-ne-librazhd-bllokohet-aksi-rrugor-148327" }