Orteku zë alpinistët, 3 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 23:13 21-02-2015 Orteku zë alpinistët, 3 të vdekur Momente gjatë transportimit të të plagosurve në spital

Tre të vdekur dhe dy të plagosur të gjithë shtetas Italian është numri zyrtar i personave të cilët janë zënë nga orteku gjatë kohës që ata kanë qënë duke shkuar për në bujtinë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në alpet e Zvicrës, dhe ka qënë policia vendase e cila ka dhënë lajmin e rëndë. Nga dy të plagosurit njëri prej tyre është në gjëndje të rëndë shëndetsore ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e viktimave të këtij aksidenti. Në momentin e ngjarjes në zonë ka pasur mjergull të dendur dhe ishte parashikuar moti i keq.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021191120147705
array(1) { ["section"]=> string(37) "orteku-ze-alpinistet-3-te-vdekur-4075" }