Deputetëve u ndalohen fyerjet dhe përdorimi i telefonit

Publikuar tek: politike, më 17:02 12-05-2015 Deputetëve u ndalohen fyerjet dhe përdorimi i telefonit

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot tryezën e parë për hartimin e një Kodi Sjelljeje për deputetët.  Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, në këtë tryezë u diskutua drafti paraprak i Kodit të Sjelljes, i përgatitur nga grupi i punës së Kuvendit në fillim të kësaj legjislature.

Kodi i Sjelljes ka si qëllim shmangien e gjuhës fyese në Kuvend, gjë e cila sipas OSBE-së ka sjellë humbjen e besimit të qytetarëve tek institucioni i Kuvendit.

“Ne të gjithë së bashku duhet të biem dakord që të sillemi në mënyrë më profesionale, për të kryer në mënyrë efektive dhe etike detyrat tona. Në demokracinë tonë të re, hartimi i këtij Kodi mund të shërbejë si qëllim për të transformuar kulturën ekzistuese, por mund të jetë edhe më ambicioz - për të ndërtuar një kulturë të re politike, të cilën e kemi të nevojshme sot më shumë se asnjëherë", u shpreh Meta.

OSBE kërkon që kodi të miratohet para mbylljes së këtij sesioni punimesh për të shmangur kështu fyerjet personale mes parlamentarëve. “Ata (qytetarët) janë të zhgënjyer nga mungesa e etikës në debatet parlamentare mes deputetëve të partive të ndryshme politike. Ata, gjithashtu, kritikojnë faktin që deputetët përdorin gjuhë ofenduese dhe që përqendrohen te veçoritë personale të kundërshtarëve, dhe jo te çështjet që shqetësojnë qytetarët apo te gjetja e zgjidhjeve për këto probleme. Etika parlamentare dhe një kod sjelljeje mund t'ju ndihmojnë të adresoni këto perceptime negative dhe të forconi besimin. Si parlamentarë, ju veproni në emër të qytetarëve shqiptarë. Ata presin me të drejtë dhe më lini të theksoj, që ata meritojnë që përfaqësuesit e tyre të zgjedhur të kenë standarde të larta në Shqipëri, në Evropë, kudo në botë”, Raunig.

Në këtë draft në nenin 9 flitet për rregullat e sjelljes së deputetëve në Kuvend, ku ndalohet përdorimi i fjalëve fyese dhe në rast se kjo ndodh atëherë parashikohen penalizime për deputetët. Gjithashtu, Kodi i Etikës parashikon ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit.

Kodi i Etikës

Rregullat e sjelljes në Kuvend

1. Deputeti nuk duhet:

a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend;

b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit;

c)

ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore;

d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër;

dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend.

2. Në rast të shkeljes së pikës 1 të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan vjen me "ushtri" në Tiranë
Kryevëzhguesja e zgjedhjeve problematike, rikthehet sërish në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.022956132888794
array(1) { ["section"]=> string(60) "osbe-kerkon-kod-sjelljeje-per-deputetet-para-pushimeve-10986" }