OSHEE bën bilancin, shënon një nivel rekord dhe historik

Publikuar tek: ekonomi, më 13:01 21-10-2017 OSHEE bën bilancin, shënon një nivel rekord dhe historik

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike (OSHEE) ka mbyllur 9-mujorin me bilanc pozitiv, sa i takon arkëtimeve dhe humbjeve.

Këto të fundit, kanë zbritur ne nivele rekord historik, pasi në muajin shtator 2017 regjistruan nivelin e 19.8%. Theksojmë se para nisjes se reformës, humbjet në rrjet shenonin afro 50%.

Drejtori i Divizionit Tregtar, Elton Sevrani deklaron se reduktimi i humbjeve është pasojë e luftës së vazhdueshme kundër informalitetit në pagesat e faturave të dritave.

"Kontrollet e vazhdueshme ne terren, skemat lehtësuse ndaj debitoreve, zbatimi i ligjit pa asnje dallim ndaj abuzuesve të energjisë, po japim rezultat në ndërgjegjesimin e abonentëve për të respektuar detyrimin e shlyerjes se faturave, pa harruar ndikimin e investimeve në rrjet, keto dy vjet", deklaroi Sevrani.

Si 9-mujor, humbjet zbriten ne 26.8 nga 27.6% në 2016-n, për të njëjtën periudhë.

Arkëtimet në total për janar-shtator 2017, vijojnë të ruajnë trendin pozitiv, duke arritur në 48.2 nga 45.7 miliardë lekë të vitit 2016, për të mos harruar, qe para reformes, ky nivel ishte 34.3 miliardë.

Sipas OSHEE, ky rezultat vjen si pasojë edhe i pagesave të faturave brenda afatit, në nivel 99 nga 95.5% në raport me 9-mujorin 2016.

Ulja e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve, kanë sjellë reduktim të borxhit, i cili zbriti në 49.3 në fund të shtatorit 2017, nga 67.8 miliardë lekë në fund të vitit 2014. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024781942367554
array(1) { ["section"]=> string(61) "oshee-ben-bilancin-shenon-nje-nivel-rekord-dhe-historik-96692" }