OSHEE denoncon tre bizneset që vidhnin energjinë elektrike

Publikuar tek: ekonomi, më 20:00 22-11-2017 OSHEE denoncon tre bizneset që vidhnin energjinë elektrike

Në kuadrin e zbulimit të abuzuesve me energjinë elektrike, strukturat e Task Force të OSHEE, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, zbuluan dhe proceduan subjektin privat “Elite Albania Construcion” (në sektorin inerte), pasi furnizohej me linjë të dytë, jashtë matjes, duke shkelur ligjin.

Subjekti privat ushtronte aktivitetin në Peqin, dhe në mënyrë flagrante vidhte energjinë përmes një linjë të dytë. Rasti i është përcjellë prokurorisë, e cila po heton mbi personat përgjegjës të shkeljes në fjalë.

Dy procedime të tjera penale u kryen nga strukturat e OSHEE Tiranë, të cilat zbuluan vjedhjen e energjisë nga subjektet private “NCE” dhe “Zio Nino”, në fushën e shërbimeve (bar-lokal).

Kontrollet po ushtrohen në të gjithë vendin, dhe OSHEE është e vendosur të godasë pa dallim abonentët që vjedhin energjinë elektrike, shkruhet në njoftimin e OSHEE.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk është më Greqia, tashmë Bashkimi Europian ka frikë për Italinë
»
Article Logic
Execution time: 0.45177507400513
array(1) { ["section"]=> string(65) "oshee-denoncon-tre-bizneset-qe-vidhnin-energjine-elektrike-100527" }