OSHEE: Investimet smart nga telekomandimi i kabinave deri te karta me parapagim

Publikuar tek: ekonomi, më 18:21 11-11-2016 OSHEE: Investimet smart nga telekomandimi  i kabinave deri te karta me parapagim

Për të dytin vit radhazi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka prezantuar në forumin ndërkombëtar “Smart Balkan Forum”, bilancin e projekteve inovatore, në fushën e teknologjisë.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e kabinetit të Administratorit të OSHEE, Albana Ferraj, renditi disa prej projekteve në fushën e teknologjisë, që u vunë në zbatim gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim, si dhe të tjerë inovacione që kompania OSHEE do të realizojë brenda vitit 2017.

“Në fillim, liberalizuam më tej tregun e pagesave të faturave të energjisë elektrike, në 3-mujorin e parë të reformës. Nga 17 mijë pagesa të faturave nga kanalet alternative, si sportelet Exchange, kompanitë celulare, apo transferta parash,  sot, pas më shumë se një viti, realizohen mbi 200 mijë pagesa në muaj.

Në total janë kryer 2.5 milionë pagesa më vlerë rreth 9 miliardë lekë”, tha znj.Ferraj.

Një tjetër projekt inovativ që po zbaton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është Aplikimi elektronik – (Issue – Tracking),  moduli i “gjurmimit të çështjes/ankesës”, pra çdo abonent, me llogarinë që ka në OSHEE, futet në sistem dhe shikon se në çfarë faze/procedurë është aplikimi i tij.

Një investim mjaft i rëndësishëm i OSHEE gjatë vitit 2016, ishte  pajisja e qendrave të klientit me një sistem të menaxhimit të radhës, por dhe brandimi në tërësi, për të marrë jo vetëm shërbim në kohë reale, por dhe të shërbejë në kohën e duhur duke bërë që stafi i OSHEE të jetë sa më eficent dhe të zhvillojë aktivitetin e tij sa më mirë në raport me shërbimin ndaj klientit.

Në lidhje me matësat inteligjent (smart meter), Ferraj tha se, “Ne synojmë realizimin e matjes së konsumit në të ardhmen përmes matësave inteligjentë, duke i dhënë mundësi vetë abonentit të kontrollojë konsumin dhe vlerën e faturës së energjisë në kohë reale”, tha drejtoresha e kabinetit në OSHEE.

Aktualisht, kompania po realizon leximin automatik të matësit dhe transmetimin e të dhënave me bluetooth, dhe fotografimit të matësit se bashku me printimin në çast të faturës.

Në pjesën e shitjes dhe kontrollit të energjisë, kompania OSHEE po punon per implementimin e sistemit të ri, Billing system, që ka të bëjë me marrëdhënien me klientin, faturim/arkëtim.

Ky investim  po realizohet në bashkëpunim me një projekt të Bankës Botërore në kuadër të rimëkëmbjes së sektorit energjetik, dhe synohet që sistemi i ri jetë operativ brenda vitit 2017

Përditësimi i të dhënave, është një nga projektet që kompania OSHEE do të zbatojë këtë vit, përmes një projekti të përbashkët me ministrinë e Brendshme, regjistrin kombëtar të Adresave dhe Gjendjen Civile.

Këto ditë pritet të nisë fushata kombëtare e përditësimit të të dhënave, për 1.2 milionë kontrata që OSHEE ka me abonentët e saj. Qëllimi kryesor është saktësimi i të dhënave të klientit, në mënyrë që ne jemi më operativ në zgjidhjen e çështjeve/ankesave, projekt që përfundon në prill të vitit 2017.

Tjetër projekt me rëndësi për OSHEE në fushën e SMART GRID, është telekomandimi në distancë i kabinave, në raste avarish.

“Kjo do të sjellë padyshim ulje të kohës së riparimit të defektit, eficencë ne menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes brenda një kohe të shkurtër. Projekti pilot do të nisë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë përzgjedhur rreth 90 kabina, të cilat do të jenë me elementë të sigurisë dhe automatike”, saktësoi Ferraj

Gjatë vitit 2016, u realizua  shkurtimi i afateve kohore të realizimit te lidhjeve te reja te energjisë elektrike te konsumatoreve, shërbim që përmirësoi pozicionin e Shqipërisë  me rreth 35 vende sipas raportit të “Doing Business” të Bankës Botërore, ku vetëm sektori energjisë u ngjit me 12 vende.

Kompania sapo ka përfunduar ndërtimin e një aplikacioni, OSHEE Mobile. Ai tashmë është aktiv, mund ta shkarkojë çdo kush nga telefonat smart, dhe aty do të gjeni me lehtësi çfarë do informacioni që ju nevojitet si dhe pagesën e faturës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030266046524048
array(1) { ["section"]=> string(84) "oshee-investimet-smart-nga-telekomandimi-i-kabinave-deri-te-karta-me-parapagim-59225" }