OSHEE: Ja dy zonat në Tiranë që nuk do kenë drita nga ora 10.00 në 13.00

Publikuar tek: ekonomi, më 10:34 23-11-2016 OSHEE: Ja dy zonat në Tiranë që nuk do kenë drita nga ora 10.00 në 13.00 Punimet ne nje nga nenstacionet e Tiranes per energjine elektrike (Foto: OSHEE)

Dy zona në kryeqytet nuk do të kenë drita paraditen e sotme, duke filluar pas pak minutash, thotë në një njoftim zyra e shtypit e OSHEE. 

Bëhet fjale për zonën e ish-Uzinës Dinamo dhe një pjese të rrugës “Jordan Misja”, raporton newsbomb.al.

“Drejtoria e OSHEE Tiranë njofton se për shkak të remontit në fiderin 254 në n/stacionin "Dinamo", që do të kryhet në intervalin kohor 10:00- 13:00, do të ketë mungesë të energjisë në këto zona në kryeqytet: Zona e ish Uzinës Dinamo dhe nje pjesë e Rr. Jordan Misja” thuhet në njoftimin e OSHEE për mediat. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034739017486572
array(1) { ["section"]=> string(77) "oshee-ja-dy-zonat-ne-tirane-qe-nuk-do-kene-drita-nga-ora-10-00-ne-13-00-60405" }