OSHEE krijon lehtësira për debitorët, këstet fikse 2800 lekë në muaj. Ja kush do të përfitojë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:58 11-07-2016 OSHEE krijon lehtësira për debitorët, këstet fikse 2800 lekë në muaj. Ja kush do të përfitojë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar propozimet e kompanisë në lidhje me disa lehtësi për abonentët debitorë familjarë. Ndryshimi i parë dhe me rëndësi për abonentët debitorë është zbatimi i skemës së pagesës së borxheve përmes kësteve me vlerë fikse, pavarësisht debisë.

 Me skemën e mëparshme, shuma e pagesës ndryshonte, në bazë të detyrimit dhe numrit të kësteve (p.sh, për detyrim prej 80 mijë lekësh, kësti me skemën e “vjetër” ishte rreth 6600 lekë, pasi ishte i përcaktuar të paguhej me 12 këste).

Me ndryshimin e fundit, miratuar më 7 korrik, kësti do të jetë 2800 lekë në muaj për të gjithë abonentët familjarë, pavarësisht debisë (pra, me rastin e shembullit, kemi më shumë se përgjysmim të këstit).

Tjetër vendim me rëndësi është shtyrja e afatit deri më 31 dhjetor 2016, i aplikimit nga OSHEE të reduktimit të kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.

Për kategoritë e tjera, si familjet me ndihmë ekonomike, për kryefamiljarët pensionistë apo ato me status të veçantë, OSHEE shtyn afatin e pagesës së debisë deri më 31 dhjetor 2016 me 1200 lekë/muaj, si dhe reduktimin e të gjithë kamatës kundrejt pagesës 20 lekë për ato abonentë të kësaj kategorie që tregohen korrekt në pagesat e kësteve për një periudhë të caktuar.

Për më tepër informacion, OSHEE u bën thirrje abonentëve t’i drejtohen Zyrave te Kujdesit ndaj Klientit, për tu njohur me kushtet dhe detyrimet për të përfituar nga këto lehtësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16368317604065
array(1) { ["section"]=> string(97) "oshee-krijon-lehtesira-per-debitoret-kestet-fikse-2800-leke-ne-muaj-ja-kush-do-te-perfitoje-46216" }