OSHEE mbi 1500 punëtorë në gatishmëri, ja si paraqitet situata në disa rajone të vendit

Publikuar tek: ekonomi, më 15:17 28-11-2016 OSHEE mbi 1500 punëtorë në gatishmëri, ja si paraqitet situata në disa rajone të vendit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se mbi 1500 punëtorë në gatishmëri për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të të gjithë abonenteve. 

Në gjithë territorin, funksionojnë grupet e gadishmërisë për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive. 

Jane mbi 1500 punonjes ne gatishmeri

Deri me 12 fidra jane jashte pune, ku 98% prej tyre jane te shtrire ne zona te thella rurale dhe malore

Ne tirane, gjendja ne disa lagje ne brendesi te Kopshtit Botanik  normalizua shume shpejt (foto), perfshi dhe nje pjese te mezesit. 

Ne lezhe, po punohet per fidrin e Gjadrit, qe sic duket nga fotot eshte demtuar. Gati 80% e banoreve kane mare energji elektrike

Aktualisht zonat pa energji per shkak të motit janë:

Rajoni Tirane: pjeserisht Mullet, Pjeserisht Sauk dhe pjeserisht Berzhite.

Rajoni Durres: Fshatrat: Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikel, Shelqet, Magaze.  Germenj,/Kavaje

Rajoni Kukes: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj /Kukes

Rajoni Elbasan: Funar, Pjeserisht Godolesh, Pjeserisht Komuna Pishaj

Rajoni Gjirokaster: Memaliaj 

pjeserisht/Tepelene; Zagori/Gjirokaster.

Rajoni Shkoder: SMT, lagjia Ish bonifikimi (qytet Lezhe), Ishull Lezhe, Barbulloje, Rrethina Lezhe; 

Rajoni Burrel: Zona e ish Komunes Fan/Rreshen

 E rendesishme

Grupet e gadishmerise po punojne per riparimin sa me shpejt te difekteve ne fiderat dhe linjat e mbetur.

➢ Fidrat qe furnizojne spitalet, objektet te pushtetit qendror, vendor dhe konsumatore te rendesise te vecante jane te gjithe ne pune.

➢ Aktualisht te gjithe hidrovoret jane ne pune.

➢ Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane ne skeme normale furnizimi me energji elektrike

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022517919540405
array(1) { ["section"]=> string(92) "oshee-mbi-1500-punetore-ne-gatishmeri-ja-si-paraqitet-situata-ne-disa-rajone-te-vendit-60926" }