OSHEE njofton qytetarët: Ja zonat që do të jenë pa drita gjatë natës së sotme në Tiranë

Publikuar tek: ekonomi, më 00:31 18-12-2016 OSHEE njofton qytetarët: Ja zonat që do të jenë pa drita gjatë natës së sotme në Tiranë Nga punimet e OSHEE ne nenstacionet e Tiranes

Qytetarët e Tiranës do të përballen gjatë natës së sotme me mungesën e energjisë elektrike. OSHEE bën njoftimin për abonentët se për shkak të investimeve që po bëhen energjia do të mungojë nga ora 03.00 e mëngjesit deri në orën 07.00 të datës 18 dhjetor, pra gjatë natës që do të kalojmë. 

“Për shkak të investimit për fuqizimin e N/st Selitë dhe ndërtimit të 6 fidrave, OSHEE është e detyruar për të stakuar energjinë elektrike pasi do të vendosë në punë transformatorin e ri.

Energjia do të mungojë në datën 18 Dhjetor, nga ora 03:00’ deri në orën 07:00 të mëngjesit, në këto zona të Tiranës:  Rr "Ilia Dilo Sheperi", Rr "Gjovalin Gjadri", Rr "Hamdi Pepa", Rr "Bedri Karapici", Rr "3 Dëshmorët (pjesërisht) pranë KMY, si dhe bizneset brenda territorit të Ish-Misto Mames, Kaon, etj”, thuhet në njoftimin e OSHEE. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020166873931885
array(1) { ["section"]=> string(92) "oshee-njofton-qytetaret-ja-zonat-qe-do-te-jene-pa-drita-gjate-nates-se-sotme-ne-tirane-62993" }