OSHEE premton rikthim të energjisë elektrike, Jahaj: Brenda javës Tirana do t’i kthehet normalitetit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:33 22-11-2016 OSHEE premton rikthim të energjisë elektrike, Jahaj: Brenda javës Tirana do t’i kthehet normalitetit

“Brenda kësaj jave Tirana do t'i kthehet normalitetit të furnizimit me energji” kështu ka deklaruar sot në një prononcim për mediat drejtori i OSHEE, Klevis Jahaj.

Sipas Jahajt Tirana do ti kthehet normalitetit dhe nuk do të ketë stakime të planifikuara ose në rast defektesh.

“Brenda kësaj jave Tirana do ti kthehet normalitetit të furnizimit me energji dhe të gjitha skemat unazore do të jenë në punë bashkë me nënstacionet e tjera.

Pra do ti kthehemi normalitetit, dhe nuk do të kemi as stakime të planifikuara ose në rast defektesh që mund të ndodhin për shkak të dëmtimit të rrjetit, përgjigja jonë do të jetë më e e shpejtë. Zhvendosja e nëstacionit të Qendrës ka ulur sigurinë e furnizimit me energji elektrike pasi ka kaluar furnizimi nga një skemë unazore në skemë radiale.

Në trasenë e kabllit në fiderin e dëmtuar ditën e djeshme ishin kryer punime nga operatorë që po zbatojnë projekt për infrastrukturën në zonën e Selitës dhe ky defekt la një pjesë të mirë të zonës pa energji dhe një fider paralel të n/stacionit të Qendrës.

Grupet tona kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kemi riparuar defektin për më pak se 2 orë gjithë defektin, por nëse do ishte funksional n/stacioni i qendrës koha e eliminimit të avarisë do ishte më e shkurtër, më pak se 10 minuta. Kjo është rëndësia e këtij n/stacioni.

Ne i kemi bërë thirrje firmave private të kenë kujdes kur kryejnë punime pasi dëmi sna prek vetëm ne si kompani si por dhe abonentët. Edhe pse kemi bërë denoncime të vazhdueshme në organet përkatëse të drejtësisë por deri tani nuk është marrë ndonjë masë” tha Jahaj.

drejtor_oshe2.jpgdrejtori_oshe3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030050039291382
array(1) { ["section"]=> string(104) "oshee-premton-rikthim-te-energjise-elektrike-jahaj-brenda-javes-tirana-do-t-i-kthehet-normalitetit-60311" }