OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit me 28.7%

Publikuar tek: ekonomi, më 16:43 12-08-2016 OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit me 28.7%

Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi Nr.574, datë 3.8.2016 “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.

Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë.

Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.

Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjtat e caktuara që në vendimin Nr.21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.

OSHEE vlerëson se skema e re e pagave do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së shoqërisë për vitin 2016.

Personeli do të motivohet për performancë më të mirë si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të produktivitetit e rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. OSHEE beson se rritja e kompensimit financiar të punonjësve shkon paralel me reflektimin e rritjes së treguesve financiarë të shoqërisë.

TABELAAA.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048258066177368
array(1) { ["section"]=> string(56) "oshee-rrit-pagat-per-punonjesit-e-terrenit-me-28-7-49558" }