OSHEE shtyn afatin, edhe 31 ditë kohë për kamatëvonesat

Publikuar tek: ekonomi, më 21:00 27-02-2015 OSHEE shtyn afatin, edhe 31 ditë kohë për kamatëvonesat

Nesër duhet të ishte dita e fundit për qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë uljen me 80% të kamatëvonesave apo të lidhin kontratë me OSHEE për të paguar faturat me këste, megjithatë duke parë interesimin e madh ky afat është shytrë edhe për 31 ditë të tjera.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka deklaruar se kjo është mundësia e fundit që ju bëhet qytetarëve për ta plotësuar këtë detyrim.

“Nga hyrja në fuqi e kësaj skeme, janë mbi 233 mijë abonentë që kanë firmosur aktmarrëveshjet dhe më shumë se gjysma e tyre kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave. Afrimi i ditës së fundit të vlefshmërisë së kësaj skeme lehtësuese ka shtuar ndjeshëm radhët në zyrat e OSHEE-së në të gjitha rrethet. Pavarësisht masave të marra nga kompania për shtimin e sporteleve dhe zgjatjen e orareve, ka qenë e pamundur përballimi i këtij fluksi të madh, që natyrshëm ka krijuar edhe situata jo normale. Pikërisht duke parë këtë shqetësim dhe duke dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve në lidhje me dhënien e një kohe shtesë për të lehtësuar pagesat dhe për t’iu përgjigjur këtij fluksi të njerëzve, shoqëria ka marrë vendim që afati të shtyhet deri në 31 Mars. Koha shtesë deri në 31 Mars dhe dua ta theksoj është afati i fundit, mundësia fundit, që ju bëhet qytetarëve, për ta plotësuar këtë detyrim, ndryshe do të fillojnë tarifat e zakonshme, do të fillojnë masat e tjera që i japin përfundimisht fund kësaj skeme lehtësuese, sepse kjo skemë lehtësuese nuk mund të shtrihet në mënyrë permanente”, ka deklaruar Gjiknuri.

Ndërkaq, nga data 1 mars, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vërë në funksion një skemë që i jep frymëmarrje biznesit dhe lehtëson shlyerjen e detyrimeve të akumuluara me këste.

Kategoritë e përfshira në skemë janë si vijon:

• Konsumatorët privat të linjës 35 kv, që janë industritë e rënda, ta shlyejnë detyrimin me 6 këste të barabarta Brenda datës 31 dhjetor 2015.

• Konsumatorë privat të linjës 20-6 kv, që janë biznese të mëdha (siç janë p.sh ato të autostradës Tiranë-Durrës), duhet ta shlyejnë detyrimin me 12 këste, e ndarë në dy periudha, brenda datës 31 dhjetor 2016 për furnizimin 20/10 kv, dhe brenda 2017-s për linjat 6 kv.

Dhe kështu me radhë....

• Konsumatorët e tensionit të ulët, me 12 këste.

• Objektet e kultit, me 12 këste.

• Serat dhe pompa uji vaditëse, këste të ndara në 24 muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02850079536438
array(1) { ["section"]=> string(59) "oshee-shtyn-afatin-edhe-31-dite-kohe-per-kamatevonesat-4615" }