OSHEE siguron energjinë për muajin shtator, 20 milion euro investim

Publikuar tek: ekonomi, më 17:52 30-08-2017 OSHEE siguron energjinë për muajin shtator, 20 milion euro investim

Për muajin shtator Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  ka shpenzuar 20 milion euro janë për blerje energjie.

Kjo kompani ka mbyllur tenderin pas zhvillimit të negociatave me 5 raunde për të siguruar  sasine e kerkuar prej 288,600MWh por përsëri është arritur që të bhihet vetëm 271,620 MWH.

Do të jetë Korporata Elektroenergjitike ajo që do të sigurojë diferencen e  energjisë që nevojitet për konsum.

Sasia  e energjisë është blerë nga 9 kompani, ndërsa çmimi ka varur nga 63 në 80 euro për Megavat.

OSHEE ka për detyrë që të sigurojë energjinë e nevojshme për të mbuluar humbjet në rrjet.

Nevoja për të importuar energji ka ardhur si pasojë e një vere të thatë dhe pamundësisë së KESH që të prodhojë aq energji elektrike sa ka nevojë vendi.

Edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë energji me një vlerë prej 7.1 milion eurosh.

Në total KESH ka blerë 115 mijë megavat me çmim mesatar 62.33 euro për megavat.

Për blerjen e kësaj sasie të energjisë elektrike KESH  ka marrë edhe miratimin e Bankës Botërore në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ofertave duke qenë se ka përdorur një pjesë të fondit të akorduar nga kjo bankë.

Nëse thatësira do të vijojë edhe në muajt në vijim për blerjen e enrgjisë do të përdoret edhe fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i cili u rrit me anë të aktit normativ të bërë nga qeveria në gusht.

OSHEE ka  blerë gjithsej gati 80 milionë euro energji për periudhën korrik-shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016891002655029
array(1) { ["section"]=> string(72) "oshee-siguron-energjine-per-muajin-shtator-20-milion-euro-investim-90650" }